Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë ndodhë me trupin e fëmijës nëse e harroni në veturë

Jetë 28/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ashtu siç e kemi theksuar edhe tek artikujt e parë, të harrosh një fëmijë në makinë është një tragjedi që po përsëritet shumë shpesh kohët e fundit.

Sipas studimeve, kjo nuk është diçka që ndodh në mënyrë të vullnetshme tek prindërit, por shkaktohet si pasojë e një kujtese false e cila i bën ata të mendojnë se fëmija tashmë ndodhet në një tjetër vend, dhe ndoshta në kopësht apo shtëpi.

Por çfarë ndodh me fëmijën?

E ndërsa prindi largohet nga makina me idenë se fëmija nuk ndodhet me të, temperatura brenda automjetit fillon të rritet ndjeshëm me mbylljen e xhamve. Ajo mund të arrijë edhe deri në 50 gradë ndërsa jashtë është 20 gradë, pa harruar të përmendim faktin se temperatura e fëmijës rritet edhe më tepër krahasuar me të rriturit.

Ai fillon të djersijë, dhe nga balli apo flokët fillojnë të dalin bulëza edhe më të mëdha djerse. Me kalimin e minutave ajri fillon të rëndohet edhe më tepër dhe frymëmarrja të vështirësohet. Në momentin që fëmija është duke qarë mund të humbë ndjenjat dhe pasojat të jenë fatale nëse nuk ndërhyet menjëherë.

Sa mund të durojë një fëmijë brenda një makine të mbyllur?

Jo më tepër se 15 minuta nëse xhamat janë të mbyllura! Fëmija pëson lezione të rënda cerebrale dhe në momentin që temperatura e brendshme arrin 40 gradë organet pushojnë së funksionuari. Në 41.7 gradë pasojat janë fatale!

Mendoni se nuk mund të jetë reale? Gaboheni! Mund t’i ndodhë kujtdo në çdo moment. Prindër! Ju bëjmë thirrje të bëni dicka që t’ju kujtojë se keni fëmijën në makinë!

E shkruani në një copë letër dhe e ngjisni në kroskot, bëni një shenjë në pasqyrë, vendosni foton e fëmijës në sediljen e parë, gjithçka!

Mjafton që të siguroheni që ai të zbresë nga makina bashkë me ju qoftë edhe nëse shkoni për të blerë “një minutë” bukën! /pernenat

Artikulli paraprakSHSKUK-ja pagoi kujdestari për punëtorët që nuk ishin nënshkruar në listë
Artikulli i rradhës Plani i Ushqimit për bebet: Nga muaji i 10-të deri në muajin e 12-të

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.