Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK mbajti mbledhje komemorative për Dr. Hajrullah Saraçin

Lajme 22/04/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së anesteziologut dhe u.d. drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë, dr. Hajrullah Saraçi.

Miq, kolegë, bashkëpunëtorë dhe familjarë kanë evokuar kujtime nga puna, jeta dhe veprimtaria e tij, duke e vlerësuar lartë figurën e tij prej një humanisti dhe profesionisti të dalluar.

Në emër të ShSKUK-së, të pranishmëve ju është drejtuar, dr. Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, i cili pasi shprehu ngushëllime lidhur me vdekjen e tij,  tha se dr. Saraçi do të kujtohet si një profesionist i mirë, njeri human dhe menaxher i mirë. “Edhe pse e njoha për kohë të shkurtër, ishte mjaftueshëm për të vlerësuar punën e tij si menaxher i mirë për avancim të shërbimeve shëndetësore”, u shpreh ai.

Sipas tij, shëndetësia kosovare dhe anesteziologjia  humbi një profesionist të  mirë, kolegët një mik të çmuar, kurse  familja më të dashurin e tyre.

Dr. Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv tha se dr. Saraçi ishte anesteziolog shembull dhe student i dalluar. “Ishte njeri me vlera të larta njerëzore e profesionale, që do të shërbejë si referencë për anesteziologët dhe anesteziologjinë”.

Në emër të Asociacionit të Anesteziologëve, foli dr. Lulzim Emini, i cili evokoi kujtime nga fillimet e specializimit të dr. Saraçit, duke e përmendur edhe kohën që dr. Saraçi kishte kaluar në spitalet e Gjermanisë dhe eksperiencën që kishte sjellë në Kosovë.

Në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi vëllai i të ndjerit, i cili tha dr. Hajrullahu ishte gjithmonë i angazhuar për zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore, fillimisht në QKUK, e sidomos në krijimin dhe zhvillimin e mëtejmë të Spitalit të Vushtrrisë.

Varrimi i dr. Hajrullah  Saraçi, do të bëhet sot, në fshatin e tij të lindjes, në Bivolak të Komunës së Vushtrrisë.

Artikulli paraprakPse nuk duhet të konsumojmë asgjë para marrjes së analizave të gjakut?
Artikulli i rradhës Pesë të vdekur dhe 382 raste të reja pozitive me Covid në 24 orët e fundit në Kosovë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.