Drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi ka emëruar disa drejtorë e shefa në strukturën e re të administratrës.
Struktura e re e administratës së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës përbëhet nga disa drejtorë departamentesh e shefa divizionesh të emëruar nga drejtori i përgjithshëm Elvir Azizi, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta e ka pyetur SHSKUK-në për këto emërime, por ky institucion ka dhënë vetëm tre emra të ud.drejtorave të departamenteve, ndërsa emrat e plot shefave të divizioneve po i mban “sekret”.
“Pas miratimit të Rregullores së re, të miratuar nga Bordi Drejtues-ShSKUK, janë caktuar 3 ushtrues detyre të drejtorëve të Departamenteve. Dr. Ardian Shefkiu, u.d. drejtor i Departamentit për Shërbime Shëndetësore, z. Hasan Ajeti, u.d. drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe z. Arsim Qorrolli, u.d. drejtor i Departamentit të Buxhetit”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.
E në vijim gjeni linjën e shefave të caktuar nga Azizi, të cilët Gazeta i ka mësuar përmes burimeve.
Gëzim Murseli është emëruar në pozitën e shefit të Divizionit për planifikim dhe menaxhim të riskut.
Në departamentin e Shërbimeve Shëndetësore janë pesë divizione. Në dy prej tyre Azizi i ka emëruar dy shefa: Liridon Gashi në Divizionin për mbikëqyrje dhe zbatim të cilësisë së shërbimeve; Agron Boshnjaku shef në Divizionin për aparatura mjekësore.
Departamenti për Buxhet ku janë dy Divizione, Enver Gashi është caktuar shef në financa.
Departamenti ligjor përbëhet nga tre divizione: Divizioni për mbështetje ligjore, Divizioni për Konteste Juridike dhe Divizioni për Koordinim dhe harmonizim të ligjeve. Në këto tre divizione janë emëruar shefa Ilir Kurti, Dibran Zogaj dhe Zana Morina.
Në Departamentin e Burimeve njerëzore ku janë tre divizione: për Zhvillim; Rekrutim dhe Divizioni për Siguri dhe shëndet ne punë, janë emëruar tre shefa: Jehona Vasolli, Shkurta Ademi dhe Veton Avdiu. /Gazeta Shneta/




