Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka hapur një tender me vlerë 124,800 Euro me të cilin synon të zgjidh problemin e pajisjeve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, shkruan Gazeta Shneta.
Tenderi është hapur për shpërndarjen dhe montimin e këtyre pajisjeve nëpër shtëpitë e personave me nevoja të veçanta.
“Shërbimi do të kryhet në vendbanim të përhershem apo të përkohshem për personat paraplegjik dhe tetraplegjik në terë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në dosjen e këtij tenderi.
Tenderi është hapur për shpërndarjen dhe montimin e 25 llojeve të pajisjeve.
Kujtojmë se vitin e kaluar SHSKUK ka blerë pajisje për personat paraplegjik dhe tetraplegjik në vlerë rreth 6.5 milionë Euro. Këto pajisje që disa muaj janë duke qëndruar në një depo në QKUK, meqë ende nuk ka filluar shpërndarja e tyre. /Gazeta Shneta/




