Testet e mikrobiomës së zorrëve që mund të bëhen në shtëpi po fitojnë popullaritet, por mjekët paralajmërojnë se ato janë të parregulluara, shpesh jo të besueshme dhe me pak vlerë praktike për diagnozë apo trajtim.
Këto teste, që kushtojnë nga 90 deri në 460 euro, analizojnë bakteret në zorrë përmes mostrës së jashtëqitjes dhe ofrojnë një raport mbi “balancën” e tyre, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se rezultatet ndryshojnë nga një kompani në tjetrën dhe nuk mund të përdoren për vendime mjekësore.
Sipas gastroenterologëve, mikrobioma e zorrëve është ende pak e kuptuar dhe çdo person ka një përbërje unike të baktereve, prandaj testet nuk japin të dhëna të sakta për trajtim.
Mjekët shtojnë se mënyrat më të sigurta për të ruajtur shëndetin e zorrëve janë ushqimi me fibra bimore, aktiviteti fizik, gjumi i mirë dhe konsultimi me mjekun për çdo shqetësim serioz.


