Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK nis trajtim inovativ për epilepsinë

Lajme 03/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për herë të parë në Kosovë, në SHSKUK ka filluar trajtimi i epilepsisë farmakorezistente me metodën moderne të Elektrostimulimit të Nervit Vagus (VNS).

Tre pacientët e parë janë trajtuar me sukses në bashkëpunim me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve neurologjike në vend.

”Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), për herë të parë ka filluar të ofrohet trajtimi me metodën moderne të Elektrostimulimit të Nervit Vagus (VNS) për pacientët me epilepsi farmakorezistente.

Në bashkëpunim me Klinikën e Neurokirurgjisë dhe me mbështetjen e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), janë siguruar pajisjet dhe janë përmbushur të gjitha parakushtet për realizimin e këtij trajtimi.

Me 2 dhe 3 qerhor 2025, janë trajtuar me sukses 3 pacientët e parë, të përzgjedhur nga ekipi multidisiplinar i Klinikës së Neurologjisë, të cilët kanë përmbushur kriteret për implantim.

Ndërhyrja kirurgjike është realizuar në sallën e operacionit të Klinikës së Neurokirurgjisë, nën udhëheqjen e neurokirurgut të njohur nga Italia, Dr. Leonardo Fiori (Ospedale di Lecco “Alessandro Manzoni”), në bashkëpunim me e neurokirurgëve të udhëhequr nga Dr. Besnik Elshani, neurokirurgë të tjerë, si dhe me mbështetjen e ekipës së anestezionit nga Klinika e Anesteziologjisë si dhe monitorimin neurologjik nga Dr. Melihate Pushka.

Kjo metodë inovative aplikohet tek pacientët të cilët, pavarësisht përdorimit të dy ose më shumë medikamenteve antiepileptike, vazhdojnë të kenë kriza të shpeshta dhe të rënda. Trajtimi me VNS konsiston në implantimin e një pajisjeje që gjeneron impulse elektrike në nervin Vagus, duke ndihmuar në kontrollin më efektiv të krizave epileptike.

Ky shërbim i ri është rezultat i përgatitjeve shumëdimensional që kanë filluar që nga viti 2022 nga Klinika e Neurologjisë, përfshirë trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit (Kroaci, Belgjikë, Çeki), si dhe përpilimin e dokumentacionit dhe planit të veprimit nga Grupi Punues i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo arritje shënon një hap të madh drejt avancimit të shërbimeve neurologjike në Kosovë, duke i dhënë fund nevojës që pacientët të kërkojnë trajtim jashtë vendit, me kosto të larta dhe me barrë për buxhetin e shtetit dhe familjet e pacientëve”.

Postimi i plotë:

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), për herë të parë ka filluar të ofrohet trajtimi me metodën moderne të Elektrostimulimit të Nervit Vagus (VNS) për pacientët me epilepsi farmakorezistente.

Në bashkëpunim me Klinikën e Neurokirurgjisë dhe me mbështetjen e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ( ShSKUK), janë siguruar pajisjet dhe janë përmbushur të gjitha parakushtet për realizimin e këtij trajtimi.

Me 2 dhe 3 qerhor 2025, janë trajtuar me sukses 3 pacientët e parë, të përzgjedhur nga ekipi multidisiplinar i Klinikës së Neurologjisë, të cilët kanë përmbushur kriteret për implantim.

Ndërhyrja kirurgjike është realizuar në sallën e operacionit të Klinikës së Neurokirurgjisë, nën udhëheqjen e neurokirurgut të njohur nga Italia, Dr. Leonardo Fiori (Ospedale di Lecco “Alessandro Manzoni”), në bashkëpunim me e neurokirurgëve të udhëhequr nga Dr. Besnik Elshani, neurokirurgë të tjerë, si dhe me mbështetjen e ekipës së anestezionit nga Klinika e Anesteziologjisë si dhe monitorimin neurologjik nga Dr. Melihate Pushka.

Kjo metodë inovative aplikohet tek pacientët të cilët, pavarësisht përdorimit të dy ose më shumë medikamenteve antiepileptike, vazhdojnë të kenë kriza të shpeshta dhe të rënda. Trajtimi me VNS konsiston në implantimin e një pajisjeje që gjeneron impulse elektrike në nervin Vagus, duke ndihmuar në kontrollin më efektiv të krizave epileptike.

Ky shërbim i ri është rezultat i përgatitjeve shumëdimensional që kanë filluar që nga viti 2022 nga Klinika e Neurologjisë, përfshirë trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit (Kroaci, Belgjikë, Çeki), si dhe përpilimin e dokumentacionit dhe planit të veprimit nga Grupi Punues i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo arritje shënon një hap të madh drejt avancimit të shërbimeve neurologjike në Kosovë, duke i dhënë fund nevojës që pacientët të kërkojnë trajtim jashtë vendit, me kosto të larta dhe me barrë për buxhetin e shtetit dhe familjet e pacientëve.

Artikulli paraprakIzraeli vret së paku 27 persona derisa po prisnin për ndihma
Artikulli i rradhës Ndalimi i fluorit mund të shkaktojë karies për 1 nga 3 fëmijë në SHBA

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.