Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK reagon pas kërkesës së deputetëve për shkarkimin e Bordit

Lajme 02/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka reaguar sot pas kërkesës së deputetëve të grupit parlamentar për Shëndetësi, për shkarkimin e Bordit Drejtues.

Deputetët e pozitës dhe opozitës në grupin parlamentar për Shëndetësi, i kanë bërë thirrje sot Qeverisë që ta shkarkojë Bordin Drejtues të SHSKUK-së, me arsyetimin se në vitin 2021 janë kryer rreth 20 mijë operacione më pak sesa në vitin 2019.

Këtë kërkesë ata poashtu e kanë mbështetur edhe në faktin se listat e pritjes janë rritur.

Por SHSKUK e ka mohuar numrin e operacioneve të paraqitur nga deputetët. Zyra për Media ka dal me një reagim ku thuhet se gjatë vitit 2021 janë realizuar 33,666 operacione, rreth 7 mijë më pak sesa në vitin 2019.

“ShSKUK informon opinionin publik se në nivel të SHSKUK gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsejt 33, 666 operacione, që përbën  rreth 7,000 operacione më pask se në vitin 2019 ( në kohën para pandemisë), ndërsa krahasuar me vitin 2020 janë rreth 7,500 operacione më shumë në vitin 2021”, thuhet në reagim.

Sipas SHSKUK-së “Kosova gjatë vitit 2021 është përballur me 2 valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizoj numër të konsideruesëm të intervenimeve kirurgjikale. Poashtu, kryerja e operacioneve të natyrës urgjente, emegjente dhe rastet me  sëmundje të rënda (tumorët) nuk është ndërprerë në asnjë fazë të pandemisë”, është thënë në reagim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDeputetët e pozitës dhe opozitës i kërkojnë Qeverisë shkarkimin e Bordit të ShSKUK-së
Artikulli i rradhës Ndërron jetë mamia Behare Brahaj, SHSKUK shpreh ngushëllime

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.