Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deputetët e pozitës dhe opozitës i kërkojnë Qeverisë shkarkimin e Bordit të ShSKUK-së

Lajme 02/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, gjatë shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Shëndetësi, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Sigurimin Shëndetësor, kanë ngritur disa shqetësime sa i përket operacioneve të kryera në ShSKUK.

Aty u tha se afro 20 mijë operacione janë kryer më pak në kuadër të ShSKUK-së.

Anëtarët kërkuan edhe shkarkimin e Bordit të ShSKUK-së, me theks të veçantë kryesuesen e Bordit, Agreta Gecaj-Gashin, për të cilën thanë se skandali më i madh është se kryesuesja e Bordit është edhe kryesuese e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se në vitin 2021 janë bërë afro 20 mijë operacione më pak në kuadër të SHSKUK-së për dallim nga viti 2019.

Ai thotë se kjo është shqetësuese, pasi nënkupton se janë 20 mijë operacione më tepër në sektorin privat.

“Jam i shqetësuar me situatën në SHSKUK, në veçanti me atë që është thënë. Numri i operacioneve në vitin 2019 ishte në rreth 40 mijë, ndërsa ka rënë në vitin 2021 në rreth 22 mijë operacione, pra afërsisht 20 mijë operacione më pak. Shqetësimet për lista të pritjes, furnizim me barna dhe mosfunksionalizimin e Spitalit të fëmijëve rezultojnë të jenë të sakta. 20 mijë operacione më pak në vitin 2021, i bien 20 mijë operacione më shumë në sektorin privat dhe kjo ka kosto miliona euro. Dikush ka përfituar”, u shpreh Haxhiu. .

E deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se problemet janë të mëdha. Ai tha se listat e pritjes në disa Klinika janë të mëdha, për të cilën fajësoi Bordin.

Zemaj tha se skandali më i madh është se kryesuesja e bordit, Agreta Gecaj-Gashi është edhe kryesuese e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave.

“Problemet janë të mëdha sidomos në QKUK. Ka qenë një arsyetim pandemia, si duket ka krijuar një komoditet dhe tash ka kaluar në nivel të degradimit. E thanë edhe kolegët, lista e pritjes në ortopedi, radiologji, kardiologji janë shndërruar në luks e jo në ofrim të shërbimeve. Është faji i Bordit të SHSKUK-së. Skandali më i madh është se kryesuesja e bordit është edhe kryesuese e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave. Pra, Qeveria e miratuar këtë. Janë parë keqpërdorime duke shpërndarë teste. Shkoni sot në Emergjencë e keni kaos. Shembujt janë të përditshëm dhe askush nuk ka dhënë përgjegjësi”, ka thënë Zemaj.

E deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka bërë thirrje kryeministrit që ta shkarkojë Bordin e ShSKUK-së.

“I bëj thirrje kryeministrit që ta shkarkojë këtë bord të SHSKUK-së dhe të mos hezitojë ta shkarkojë. Për shkak se të gjithë deputetët kanë vërejtje. Ne jemi zëri i qytetarëve dhe ne duhet t’i adresojmë shqetësimet dhe duhet t’i monitorojmë ata. Ne emërojmë borde e prokuror dhe mendoj si një institucion që jemi të emëruar nga qytetarët dhe nëse ne nuk i adresojmë këto kërkesa të qytetarëve atëherë ne nuk jemi në kry të detyrës. Jemi të vetëdijshëm që ka pas pandemi këto dy vite. Dhe rastet që presin janë shty. Por pritjet për rezonancë nuk arsyetohen. Duhet qeveria dhe ministri t’i merr parasysh mendimet”, ka thënë Avdyli./EO/

Artikulli paraprakNjë i vdekur dhe 83 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës SHSKUK reagon pas kërkesës së deputetëve për shkarkimin e Bordit

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.