Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se nga sot do të rikthehet në punë programi i rregullt operativ në klinika dhe spitale.
SHSKUK ka bërë të ditur se pas pezullimit disa javësh, është rikthyer programi i rregullt i operacionieve në klinika dhe spitale, shkruan Gazeta Shneta.
“Në sallat operative të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe të spitaleve të përgjithshme, nga sot do të kryhen edhe operacione jo emergjente (elektive).
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka kthyer programin e rregullt operativ, pas përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/




