Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK s’e zbaton statutin e ri të QKUK-së, kardiologët invaziv nuk duan të rikthehen në Kardiologji

Lajme 30/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në fillim të këtij muaji ministry i Shëndetësisë Rifat Latifi ka nënshkruar ndryshimet në statutin e QKUK-së, i cili ka mundësuar rikthimin e shërbimit të kardiologjisë invazive në Klinikën e Kardiologjisë. Por SHSKUK ende nuk e ka zbatuar plotësisht këtë ndryshim, ndërsa kardiologët invaziv po e refuzojnë atë

Ministri i Shëndetësisë javë më parë miratoi plotësim-ndryshimin e Statutit të QKUK-së që shërbimi i kardiologjisë invazive të rikthehet nga Klinika e Kardiokirurgjisë në atë në Kardiologjisë. Me plotësim-ndryshimin e këtij statuti, shërbimi kardiologjik invaziv është rikthyer në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, pasi i njëjti ishte zhvendosur në Klinikën e Kardiokirurgjisë në vitin 2016, shkruan Gazeta Shneta.

Me të ndryshuar statuti i një klinike duhet të ndryshohen edhe kontrata e personelit shëndetësorë, megjithkëtë një gjë e tillë nuk është duke u zbatuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar. Asnjë nga mjekët – kardiologët invazivë nuk e kanë nënshkruar kontratën e re.

Për këtë çështje Gazeta ka kërkuar sqarime nga menaxhmenti i SHSKUK-së por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Përveç kësaj, Gazeta Shneta merr vesh nga burimet se shefat e klinikave të Kardiologjisë janë duke refuzuar t’i përgjigjen drejtorit të Kardiologjisë, pavarësisht ftesave mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta. Sipas burimeve të Gazetës, shefat e kardiologjisë invazive nuk kanë pranuar të takohen në dy takime gjatë kësaj jave, të martën dhe të mërkurën.

Në anën tjetër, shefi i mjekësisë koronare në klinikën e Kardiologjisë Artan Ahmeti e mohon një gjë të tillë. Ai thotë se të gjithë shefat e reparteve kanë qenë prezentë në takimet e mbajtura, përderisa thekson se nuk ka informacione nëse kardiologët invaziv po hezitojnë nënshkrimin e kontratave të reja dhe transferimin e tyre nga Kardiokirurgjia në Kardiologji.

“Kemi qenë prezentë dhe është diskutu në drejtori për procedurat administrative të statutit të ri që kërkon ndërrimin e kontratës së drejtorit të kardiokirurgjisë dhe ndërrimin e kontratave të kardiologëve të cilët kanë punuar në Kardiokirurgji deri tash. Nuk kam informacion të tillë që ka hezitim të mjekëve (për nënshkrim të kontratës së re). Në takimin që e kemi pas me drejtorin e ShSKUK-së kanë qenë vetëm çështjet procedurale jo diçka tjetër. Ne jemi taku, shefat e kardiologjisë me drejtorin mirëpo është çështje procedurale”, ka deklaruar ai për Gazetën Shneta.

Ahmeti poashtu sqaron se Klinika e Kardiologjisë nuk ka marrë asnjë masë ndaj mjekëve të cilët janë të pakënaqur me ndërrimin e Statutit dhe hezitojnë transferimin në Kardiologji. Ai thotë se në procedurat për ndërrim të Statutit nuk marrin pjesë mjekët pasi që një gjë e tillë është kompetencë e ministrisë, sipas tij, mjekët nuk duhet të pyetën për këtë çështje.

“Klinika nuk ka marrë masa asgjë sepse përgjegjësinë e ka drejtoria e ShSKUK-së. Nuk e kemi një informacion të tillë që ka persona të tillë të cilët po hezitojnë. Të them të drejtën asnjëherë për përpilimin e statutit nuk marrin pjesë mjekët, statutet bëhen për të gjitha klinikat dhe nuk bëhet vetëm për një klinik të caktuar, nëse organizohet klinika as nuk duhet me u pyet mjekët. Kompetencën e përpilimit të statutit e ka Ministria e Shëndetësisë nuk e ka klinika”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, 13 kardiologë invazivë përmes avokatit kanë adresuar pakënaqësinë e tyre për ndryshim të Statutit tek Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në kërkesën e tyre thuhet se një urdhër i tillë i nënshkruar nga ministri Latifi është në dëm të shërbimit të Kardiologjisë Invazive, përderisa kanë vlerësuar se gjatë kësaj kohe sa shërbimet e kardiologjisë invazive kanë qenë në kuadër të Klinikës së Kardiokirurgjisë klinika ishte shndrruar në shembull të mirë për të gjithë rajonin.

Klinika e Kardiologjisë udhëhiqet nga Lulzim Kamberi. Ndërsa Kardiokirurgjia nga ushtruesi i detyrës Rifat Brahimaj.

Në lidhje me këtë, gazeta ka adresuar pyetje edhe tek drejtoria e ShSKUK-së mirëpo të njejtët nuk janë përgjigjur.

Sipas Ligjit për Shëndetësi, Neni 63, Themelimi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, përmes Statutit të SHSKUK përcaktohen: numri i njësive përbërëse, autorizimet e tyre, fushëveprimi, organizimi, funksionimi, të drejtat, detyrat, përgjegjësitë dhe mënyra e kryerjes së veprimtarisë, sipas këtij ligji./Gazeta Shneta/

Ndryshohet Statuti i QKUK-së, shërbimi i stentave rikthehet në Klinikën e Kardiologjisë

Artikulli paraprak‘Stuttgarti flet shqip’ – sot po mbahet konferenca e 12’të e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë
Artikulli i rradhës Ja se çfarë duhet të dini në lidhje me anomalitë kromozomale

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.