Pas ankesave për mungesë materialesh në shërbimet e hemodializës, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se sot po realizohet furnizimi me sasi të mjaftueshme në të gjitha njësitë e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas SHSKUK-së, ndonëse ka pasur disa telashe teknike gjatë ditëve të fundit, asnjë pacient nuk ka mbetur pa marrë trajtimin e nevojshëm, përcjell Gazeta Shneta.
Institucioni ka bërë të ditur se furnizimi është bërë në përputhje me kërkesat, për të siguruar kontinuitetin e trajtimit për të gjithë pacientët që marrin shërbime të hemodializës.
Postimi i plotë:
ShSKUK furnizohet me materiale të mjaftueshme për shërbimet e hemodializës
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton opinionin publik se sot po realizohet furnizimi me materiale, në sasi të nevojshme për shërbimet e hemodializës, në të gjitha njësitë në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme.
Sqarojmë se, përkundër disa telasheve teknike gjatë furnizimit në ditët e fundit, asnjë pacient nuk ka mbetur pa e marrë shërbimin e nevojshëm në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Furnizimi po bëhet në sasi të mjaftueshme, konform kërkesave, për të siguruar kontinuitet të trajtimit të pacientëve.


