Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 1,569 testime të kryera janë konfirmuar 296 raste pozitive me covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë shtatë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
Në mesin e shtatë viktimave janë dy persona të moshës 40 dhe 42 vjeç.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 202 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 50,184.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 5,411 raste aktive./GazetaShneta/