Një panel ekspertësh tha se ulja e rekomandimit të moshës nga 50 në 40 mund të bëjë një ndryshim të madh pasi gjithnjë e më shumë gra në të 40-tat e tyre po diagnostikohen me kancer gjiri.
Një grup i pavarur ekspertësh i financuar nga qeveria amerikane ka sugjeruar që gratë duhet të kontrollohen për kancerin e gjirit çdo vit të dytë duke filluar nga mosha 40-vjeçare, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA (USPSTF), thotë se ulja e rekomandimit të moshës nga 50 në 40-tat, mund të bëjë një ndryshim pasi gjithnjë e më shumë gra në të 40-at e tyre po diagnostikohen me kancer gjiri.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Kancerit, shkalla e kancerit të gjirit për gratë në të 40-tat e tyre është rritur me dy për qind në vit që nga periudha e vitit 2015.
“Më shumë gra në të 40-at e tyre kanë pasur kancer gjiri… kështu që ky rekomandim do të bëjë një ndryshim të madh për njerëzit në të gjithë vendin,” shkroi Wanda Nicholson, kryetarja e Task Forcës së Shërbimeve Parandaluese të SHBA.
“Duke filluar të kontrollojmë të gjitha gratë në moshën 40-vjeçare, ne mund të shpëtojmë gati 20 për qind më shumë jetë nga kanceri i gjirit në përgjithësi. Kjo qasje e re ka një përfitim edhe më të madh potencial për gratë të racës së zezë, të cilat kanë shumë më shumë gjasa të vdesin nga kanceri i gjirit,” shtoi Nicholson.
Studiuesit thonë se udhëzimi i ri do të ndihmojë gjithashtu për të trajtuar një tjetër pabarazi të madhe në trajtimin e kancerit të gjirit, faktin që shkalla e vdekjes nga kanceri është 40 për qind më e lartë tek gratë e racës së zezë që zhvillojnë forma agresive të sëmundjes më të reja.
Kanceri i gjirit është gjithashtu një nga format më të zakonshme të kancerit dhe një shkak kryesor i vdekshmërisë së femrave në BE.
Në vitin 2022, kanceri i gjirit ishte kanceri më i diagnostikuar në BE, me rreth 380,000 raste.
Komisioni Evropian uli rekomandimet e moshës për ekzaminimet mamografike nga 50 në 45 në vitin 2023. /Gazeta Shneta/