Gjatë shtatzënisë suaj ju mund të vëreni ndryshime në truptin tuaj si rezultat të ndryshimeve hormonale. E disa prej këtyre ndryshimeve, shpesh mund të jetë sinjalizues të një gjendje tuajën.
Verywell Family liston shtatzëninë ektopike si një nga komplikimet që mund t’ju ndodhin gjatë shtatzënisë transmeton Gazeta Shneta.
Në një shtatzëni ektopike, veza e fekonduar implantohet jashtë mitrës, zakonisht në tubin fallopian.
E simptomat që mund të shfaqen janë:
-gjakderdhje e lehtë, e çrregullt, me ngjyrë të kaftë
-dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
-dhimbje në shpatull;
-marramendje;
-të vjella;
Një shtatzëni ektopike mund të zbulohet përmes analizave të gjakut, ekzaminimit me ultratinguj dhe laparoskopi.
Ndërsa, për shkak se embrioni i një shtatzënie ektopike nuk mund të mbijetojë, ai largohet, qoftë përmes ndërhyrjes me medikamente apo në formë kirurgjikale. /Gazeta Shneta/


