Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos besojnë në thashetheme dhe gënjshtra për Covid-19.
Pas përhapjes së bindjes se “s’ka virus” nga disa figura të njohura dhe këngëtarë, si dhe disa thashethemeve se “Shteti është duke marr para për të vdekurit nga Covid-19”, IKSHPK ka reaguar.
Instituti i ka quajtur gënjeshtra dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos iu besojnë lajmeve të rreme. “Informohuni vetëm nga profesionistët shëndetësor”, thuhet në apelin e MSH-së dhe IKSHPK-së. /Gazeta Shneta/