Në rrjetin social “Facebook”, mamia Razije Musa na ndarë më nënat disa prej shqetësimeve të tyre.
Shumë nëna problemet të cilat i lidhin me shtatzëninë apo amësinë, ju referohen personave adekuate të cilët ndajnë pa hezitim këshilla apo sugjerime shkruan GazetaShneta.
Një ndër ta është dhe mamia Razije Musa, e që kësaj herë ka ndarë me nënat disa shqetësime që më së shumti i referohen.
Një ndër to është procesi i gjidhënies ndërsa jeni shtatzënë.Mamia, tregon se nuk shfaq efekte anësore ushqyerja me gji të bebit tuaj ndërkohë që jeni shtatzënë.Është mirë që nga fundi i shtatzënisë të pauzoni në mënyrë që foshnja të përfitoj antitrupa.
Në anën tjetër, shumë foshnje refuzojn të ushqehen me gji dhe preferojnë me shumë gjumin.
“Ka fëmijë që në muajin e parë të jetës janë shumë të përgjumur dhe refuzojnë gjirin. Një bebe mund të flej pa gji maksimum katër orë. Nëse nuk zgjohet ju duhet ta stimuloni. Zhvesheni së paku ta ketë vetëm pampersin dhe një të brendshme, le të ndjen pakëz ftohtë sepse i nxehti e bënë më të përgjumur. Nëse ju flen në gji mereni një pambuk të lagur me ujë të ftohtë dhe prekjani faqet e pas veshëve. Beba do të zgjohet dhe do të vazhdojë thithjen.”, tregoi ajo.
Për shumë nëna, stafillodermia mund të jetë term i panjohur.Stafillodermia është një infeksion spitalor, ku foshnjet e poraslindura mund ta marrin.Nuk është infeksion i rrezikshëm, por duhet të trajtohet pa u neglizhuar.
“Stafillodermia manifestohet me puqrra të mbushura me qelb të cilat duhet të pastrohen me çaj kamomil disa herë në ditë.Patjetër që duhet të vizitohet pediatri dhe nëse ai e sheh të arsyeshme edhe përshkruan terapinë adekuate. Stafillokoku është bakterie që gjindet kryesisht në hundë dhe kontakti me fëmijët me duar të palara mund ta transmetoj. Prandaj rekomandoj gjithmonë që të pastroni duartë mirë para se ta prekni fëmijën.”, shtoi tutje ajo./GazetaShneta/