Mamografi mobil, i parkuar në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ka ofruar shërbimet falas për gratë mbi moshën 40-vjeçe, të po kësaj komune.
Këto kontrolle janë bërë në kuadër te fushatës për të ndihmuar gratë dhe vajzat në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit përmes kësaj aparature.
Gjinekologu Ahmet Dukaj, ka treguar se interesimi për këtë kontroll mamografik ka qenë i madh, duke marrë pjesë 210 gra.
“Shërbimet mamografike i kanë marrë 210 gra, sa kanë qenë të paraqitura. Nuk i kemi ende të gjitha rezultatet e analizave, por nga ato që i kemi nuk ka pasur një me kancer”, tha Dukaj, duke shtuar se vetëdija e grave të Deçanit për shëndetin e tyre është ngritur shumë./Koha.net/