Oda e Mjekëve të Kosovës dhe organizata KOMS kanë realizuar një pyetësor me specializantët kënaqëshmërinë me procesin e shkollimit specialistik.
Shumica e specializantëve kanë deklaruar se planprogrami i shkollimit të tyre nuk është përmbushur plotësisht. Ata thonë se shumica e mentorëve nuk mbajnë ligjërata dhe as konsultime, shkruan Gazeta Shneta.
“Në pyetjen se a janë mbajtur ligjërata në kuadër të shkollimit specialistik, 17.2% e respondentëve janë përgjigjur me PO, ndërsa 82.8% me JO”.
“49.6% e respondentëve janë përgjigjur se mbajnë konsultime me mentorin e tyre, ndërsa 50.4% janë përgjigjur me JO”, thuhet në raportin e pytësorit.
Specializantët janë të ndarë sa i përket kënaqëshmërisë me angazhimin e mentorëve. 28.1 për qind e tyre nuk janë të kënaqur aspak me mentorët, ndërsa 25.8 për qind janë shumë të kënaqur.
“Kënaqshmëri më të ulët me angazhimin e mentorit/es patën specialializantët e gjinekologjisë dhe pediatrisë, ndërsa kënaqshmëri më të lartë kishin specializantët e dermatologjisë dhe anesteziologjisë”, thuhet në raport. /Gazeta Shneta/