Kremerat mbrojtës mineralë dhe kimikë veprojnë ndryshe, por të dy konsiderohen të sigurt nëse përdoren siç duhet. Kremerat mineralë janë bërë më të njohur vitet e fundit, pasi konsiderohen më të butë dhe më të sigurt për lëkurën, sidomos për ata me lëkurë të ndjeshme.
Dallimi kryesor mes tyre qëndron në përbërësit aktivë dhe mënyrën si bllokojnë rrezet ultraviolet (UV). Kremerat kimikë i përthithin rrezet UV, i shndërrojnë në nxehtësi dhe i largojnë nga lëkura. Ndërsa ata mineralë – që ndonjëherë quhen fizikë – krijojnë një shtresë të hollë që i reflekton ose shpërndan rrezet UV, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, të dy llojet përmbajnë kimikate. Shumë formula minerale përfshijnë edhe përbërës ndihmës (“booster“) që përmirësojnë efektin mbrojtës.
Ekspertët sugjerojnë që ndarja më e saktë do të ishte mes filtrave të tretshëm, që mund të depërtojnë në lëkurë, dhe atyre të patretshëm, që qëndrojnë në sipërfaqe.
Sa i përket sigurisë, një raport i Komitetit Shkencor Evropian për Sigurinë e Konsumatorit (SCCS) në vitin 2021 shqyrtoi tre filtra UV jo-mineralë (oksibenzonin, homosalatin dhe oktokrilenin). Oksibenzoni dhe homosalati u vlerësuan si të pasigurt në dozat që përdoreshin atëherë, ndërsa oktokrileni ishte i pranueshëm deri në 10%. Komisioni Evropian më pas vendosi kufizime të reja.
Megjithatë, studime tregojnë se për të pasur ndikime hormonale si te minjtë, një njeri do duhej të aplikonte krem çdo ditë për 277 vjet. Sërish, shumë prodhues kanë nisur të heqin këta përbërës.
Disa njerëz parapëlqejnë kremerat mineralë si oksidi i zinkut ose dioksidi i titaniumit, pasi shkaktojnë më pak irritim. Por testimet treguan se disa formula vetëm me filtra mineralë ofronin mbrojtje më të dobët sesa pretendohej.
Dermatologët pajtohen se, kur përdoren siç duhet, të dy llojet janë të sigurta dhe efektive. Më e rëndësishmja: të zgjidhni një krem që e përdorni rregullisht. /Gazeta Shneta/


