Një skandal i tmerrshëm është zbuluar nga emisioni “Fiks Fare” me një rrjet pedofilësh nga Kosova dhe Shqipëria.
Një burrë 40-vjeçar përdorte rrjetet sociale për t’u afruar me fëmijë, kryesisht djem të vegjël të cilëve iu kërkonte favore seksuale më vonë.
Gjatë komunikimit me fëmijët, ai thotë se nuk i intereson mosha, duke i shprehur dashuri dhe duke i kërkuar të flasin nëpërmjet facebookut, me mesazhe dhe videotelefonata, transmeton top-channel.
Ai kishte mbi 4 mijë miq në facebook dhe rreth 80 për qind e tyre ishin fëmijë.
Për të vërtetuar nëse ky nuk ishte i vetëm, ekipi i emisionit ka hapur profile false të një vajze dhe një djali 13 vjeç.
Në bisedat që djali minoren, 13-vjeçari i “Fiksit”, ka bërë me djem të moshës 20 dhe burra deri në 50 vjeç, që jetojnë në Shqipëri dhe në Kosovë, i është kërkuar të bëhet: i dashuri i tyre, të dërgojë foto të vetes dhe organit të tij seksual, të japë të dhëna për vendin ku jeton, shkollën, preferencat seksuale, gjatësinë, etj.. I është kërkuar të flasë me ta në video nëpërmjet Facebookut dhe për më tepër, një 13-vjeçari i kanë dërguar foto të organit seksual, duke e pyetur nëse i pëlqen.
Më pas i kanë treguar sesi do ia heqin turpin, apo sesi do të bëjnë marrëdhënie seksuale me të, nëse ai shkon t’i takojë. Madje, njëri prej tyre i tregoi djalit 13-vjeçar se ky favor kushtonte 50 euro, ose shumë të hollash në lekë.
Rasti më flagrant është ai i një 50-vjeçari, i cili i tregon djalit 13-vjeçar që është i martuar, pasiv dhe i kërkon atij ta takojë. Ai i tregon se çfarë do t’i bëjë gjatë aktit seksual dhe i lë takim në darkë për të folur. Kur djali nuk i përgjigjet, ai e merr më shumë se 10 herë në telefon nëpërmjet Facebookut, deri në orët e vona të natës.
Më poshtë i gjeni disa foto të bisedave në facebook. /Gazeta Shneta/