Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si kurohet era e keqe e gojës?

Jetë 24/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Era e keqe mund të vijë si shkak i problemeve mjekësore në hapësirën e gojës dhe në organizëm.

Halitoza apo era e keqe e gojës mund të jetë sinjal për praninë e sëmundjeve të ndryshme në organizëm. Shpesh ajo është një simptomë e pranisë së një sëmundjeje orale, e një gjendjeje fiziologjike ose një sëmundjeje sistemike e organizmit.

Halitoza ose siç njihet ndryshe “fetor ex oris”, është përshkruar që në kohën e grekëve të lashtë dhe përshkruan erën e keqe të gojës. Megjithatë, ajo nuk është një sëmundje e mirëfilltë.

Vetë era e keqe shkaktohet nga përmbajtja e sulfurit dhe përbërjeve të tij në ajrin që nxjerrim nga goja. Përbërjet sulfurore mund të transmetohen nëpërmjet gjakut nga një organ i sëmurë, si psh: mëlçia cirrotike dhe shkojnë në mushkëri ku i japin dhe ajrit erën karakteristike.

Era e keqe e gojës e përkohshme ose momentare mund të shkaktohet nga konsumimi i disa produkteve ushqimore, si: ushqimet pikante ose përdorimi i duhanit dhe kjo ndjehet në orët e para të mëngjesit nga mungesa e pështymës gjatë orëve të natës. Ushqimet të cilat shkaktojnë erën e keqe të gojës momentare janë: qepa, hudhra, ushqimet pikante dhe shumë të kripura. Kjo lloj halitoze konsiderohet fiziologjike dhe mund të trajtohet shumë lehtë falë një higjiene të mirë dentare.

Era e vazhdueshme e gojës shkaktohet në pjesën më të madhe të rasteve nga flora mikrobiale që gjendet në hapësirën e gojës. Goja shërben si një rezervuar i mirë dhe si një depo e këtyre baktereve. Në hapësirën e gojës janë gjetur mbi 500 specie bakteresh, ku gati 150 prej tyre janë të përhershme në hapësirën e gojës. Megjithatë, jo të gjitha janë shkaktare për shfaqjen e erës së keqe. Halitoza patologjike nuk ikën pa u larguar shkaktari, sepse në hapësirën e gojës përveç pështymës, kemi dhe derdhje të sekrecioneve ose substrateve të tjera që shfrytëzohen nga bakteret për të çliruar erën e keqe.

Kështu p.sh. qelizat e nekrotizuara, qelizat e gjakut, eksudatet ose qelbi, sekrecionet në xhepat gingivarë, të cilat e bëjnë halitozën patologjike. Falë disa studimeve është vënë re se 90 për qind e halitozave patologjike e kanë origjinën në kavitetin oral dhe 60 për qind e atyre që vuajnë nga halitoza me origjinë orale.

Era e keqe, pra, e ka origjinën nga gjuha. Halitoza patologjike është shoqëruar gjithmonë me higjienë të ulët orale, gingivitet ulcerative, sëmundje të mishrave, periodontite, pericoronarite (infeksionet e dhëmballëve të pjekurisë), xhepat e thatë të dhëmbëve, kariesi, infeksione kancerogjene të gojës dhe nga veshja e gjuhës me cipa. Pra, në të gjitha rastet që përmendëm më lart, halitoza është  simptomë e këtyre problemeve, të cilat mund të zgjidhen vetëm me ndihmën e dentistit.

Por çfarë mund të bëhet? Këshilla e parë që jepet është një higjienë orale e rregullt: larje e rregullt e dhëmbëve, pastrim me fije dentare, pastrim i gjuhës me pjesën e pasme të furçës dhe shpëlarja e gojës me kloreksidinë. Por, mbi të gjitha, rekomandohen vizita periodike te mjeku stomatolog për të parë shëndetin e dhëmbëve në përgjithësi dhe që do të bënte të mundur trajtimin në kohë të të tilla problemeve.

Artikulli paraprakNumrat shëndetësor që duhet t’i dijë çdo grua
Artikulli i rradhës Mamia Razije Musa: Ja si duhet ta veshni bebën tuaj (VIDEO)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.