Dëshmitë prej dekadash tregojnë se konsumimi i rregullt i pijeve të gazuara është i lidhur me rezultate më të dobëta për shëndetin.
Studimi më i fundit mbi këtë temë sugjeron se efektet negative mund të ndërmjetësohen pjesërisht nga mikrobioma e zorrëve, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit identifikuan nëntë lloje bakteresh që duket se janë të rëndësishme në këtë marrëdhënie.
Një studim i ri i publikuar në “Cell Metabolism”, arrin në përfundimin se konsumimi i pijeve të ëmbëlsuara me sheqer lidhet me nivele të rritura të nëntë baktereve specifike në mikrobiomën e zorrëve.
Ndërsa këto mikrobe shpërbëjnë ushqimin, ato prodhojnë disa përbërës, të njohur si metabolitë. Shkencëtarët zbuluan se këta përbërës kimikë lidhen me një rrezik të shtuar për zhvillimin e diabetit të tipit 2. /Gazeta Shneta/


