Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si mund të lidhen antidepresantët me rrezikun për ngjarjet kardiovaskulare

Jetë 09/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vdekja e papritur kardiake (VPK) është përgjegjëse për rreth gjysmën e të gjitha vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare.

Studimet e mëparshme kanë treguar një lidhje mes disa barnave antidepresive dhe një rreziku më të lartë për probleme kardiovaskulare, përfshirë edhe VPK, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i ri e konfirmon më tej se përdorimi i antidepresivëve mund të rrisë rrezikun për vdekje të papritur kardiake, me dallime të dukshme sipas grupmoshave dhe viteve të përdorimit të barnave.

Hulumtimet e mëhershme tregojnë se VPK ndodh kur një person përjeton arrestit kardiak të papritur (AKP) – pra kur zemra ndalon papritur së pompuari – dhe nuk trajtohet me sukses. Kjo zakonisht ndodh brenda një ore nga shfaqja e simptomave.

Personat me sëmundje të zemrës kanë gjithashtu një rrezik të shtuar për të zhvilluar depresion, dhe disa studime tregojnë se depresioni vetë është një faktor rreziku i pavarur për VPK.

Studime të tjera më parë kanë sugjeruar se disa antidepresivë janë të lidhur me rritje të rrezikut për probleme kardiovaskulare, përfshirë vdekjen e papritur kardiake, goditjen në tru dhe fibrilacionin atrial.

“Antidepresivët përshkruhen shpesh për gjendje psikiatrike si depresioni ose çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD),” – tha Dr. Jasmin Mujkanovic, hulumtuese doktorature në Departamentin e Kardiologjisë në Rigshospitalet Hjertecentret në Danimarkë, për Medical News Today.

“Këto barna mund të kenë efekte anësore të mundshme, si zgjatja e intervalit QT (kur muskulatura e zemrës ka nevojë për më shumë kohë për t’u kontraktuar dhe relaksuar), gjë që mund të rrisë rrezikun për aritmi të rrezikshme dhe, në raste të rralla, për VPK. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se vetë depresioni është një faktor i pavarur rreziku për VPK/sëmundje kardiovaskulare”, tha Dr. Jasmin Mujkanovic.

Përdorimi i antidepresivëve për 1 vit lidhet me rritje 56% të rrezikut për VPK

Për këtë studim, Dr. Jasmin Mujkanovic dhe ekipi i tij analizuan të dhënat mjekësore dhe certifikatat e vdekjes për banorët e rritur të Danimarkës të moshës 18 deri në 90 vjeç, gjatë vitit 2010.

Në përfundim të studimit, u gjet se pjesëmarrësit që kishin përdorur antidepresivë për një periudhë prej 1 deri në 5 vjet kishin 56% më shumë rrezik për VPK.

Ndërkohë, ata që i kishin përdorur antidepresivët për 6 vjet ose më gjatë kishin një rrezik 2.2 herë më të lartë për vdekje të papritur kardiake.

“Domethënia e këtyre gjetjeve tregon se ekspozimi më i gjatë ndaj antidepresivëve mund të rrisë rrezikun për VPK,” – tha Mujkanovic.

“Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm në interpretim. Kohëzgjatja më e gjatë mund të pasqyrojë edhe depresion më të rëndë ose më të qëndrueshëm, i cili vetë është faktor rreziku për sëmundje kardiovaskulare. Është e vështirë të ndahen efektet e ilaçit nga ndikimi i vetë gjendjes së depresionit”. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakKastriot Meqa numëron sukseset si drejtor i QKSUK-së, uron pasardhësin e tij Mirsad Shkreta
Artikulli i rradhës Policia e çon në psikiatri një përdorues të drogës me probleme psikike në Prishtinë që po i bënte probleme familjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.