Studiuesit kanë zhvilluar një algoritëm që parashikon aneminë me një saktësi më të lartë se 70%.
Imazhet e smartfonit të marra përmes analizës së qepallës së brendshme bëjnë të mundur vlerësimin e përqendrimit të hemoglobinës në gjak, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Një aplikacion i smartfonit mund të shërbejë si një mënyrë për të kontrolluar aneminë në personat që jetojnë në vende të largëta dhe me qasje të kufizuar ndaj shërbimeve mjekësore.
Anemia prek më shumë se 5% të njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 25% të popullsisë globale.
Lodhja, marramendja, dhimbja e kokës, gulçimi dhe vështirësia në përqendrim janë ndër simptomat e zakonshme të kësaj gjendje mjekësore, duke përfshirë kështu dhe një përqendrim të ulët të hemoglobinës në gjak.
Anemia e rëndë shpesh rezulton nga kequshqyerja, infeksionet parazitare ose sëmundjet themelore.
Një studim i fundit që shfaqet në revistën PLOS ONE ka zbuluar se përdorimi i kamerës së smartfonit në pjesën e qepallës së poshtme të një personi mund të parashikon aneminë me rreth 72% të saktësisë.

Ndërsa profesionistët e kujdesit shëndetësor zakonisht diagnostikojnë aneminë duke përdorur pajisje laboratorike të ndjeshme, ekziston një shfaqje disproporcionale e anemisë në mjediset rurale ku njerëzit kanë qasje joadekuate në shërbimet e kujdesit shëndetësor.
Sipas autorëve të studimit, ekziston nevoja për një mjet të lirë, të arritshëm dhe jo-invaziv të kujdesit, i aftë për të identifikuar aneminë. Mjeti ideal do të përdorte teknologjinë ekzistuese, gjerësisht të disponueshme në botë.
Studiuesit zgjodhën qepallën e brendshme të pjesës së poshtme, të quajtur konjuktiva palpebrale, sepse ka karakteristikat unike të mëposhtme:

– Është lehtësisht e arritshme për t’u fotografuar.
– Nuk ka ngjyra konkurruese midis enëve të gjakut dhe sipërfaqes së konjuktivës.
– Distanca midis sipërfaqes dhe enëve të gjakut është shumë e vogël.
– Temperatura dhe faktorët e tjerë të mjedisit nuk ndikojnë ndjeshëm në rrjedhën e gjakut në këtë zonë.
Duke zmadhuar një rajon të vogël në secilën foto përmes kamerës, studiuesit ishin në gjendje të krijonin një algoritëm që maksimizon rezolucionin e ngjyrave dhe një model parashikues që krahason lëkurën dhe të bardhën e syve me nivelet e hemoglobinës.
Autori kryesor i studimit, Dr. Selim Suner, nga Universiteti Brown – shpjegoi se pas një diagnoze të anemisë, njerëzit thjesht kanë nevojë për suplemente hekuri, të cilat janë të lira dhe të lehta për t’u marrë. “Bërja e diagnozës është pjesë e vështirë,” tha Dr. Suner.
Përdorimi i një smartfoni për të kontrolluar aneminë është i dobishëm për shkak të natyrës së decentralizuar të shqyrtimit të rastit – duke shmangur nevojën për të marrë gjak – dhe kursimit të kohës dhe mundit që sjellë ky proces. /Gazeta Shneta/


