Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si mund të transmetohet Covid-19 te bebet dhe tek të sapolindurit

Jetë 15/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Meqenëse foshnjat nuk kanë sistem imunitar të formuar plotësisht, kjo do të thotë që ata mund të preken rëndë nga virusi.

Në fund të marsit, një foshnjë 6-javore në Connecticut, u bë viktima më e re e njohur, pasi testoi pozitivisht për COVID-19 shkruan Parents transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studimit të AAP (Akademisë Amerikane të Pediatrisë) për të prekurit në Kinë, ndërsa fëmijët e të gjitha moshave janë të ndjeshëm, bebet mund të jenë më të prekshme. Përqindja e rasteve të rënda dhe kritike ishte 10.6 përqind për bebet nën moshën 1 vjece dhe 7.3 përqind për fëmijët e moshës 1 deri në 5 vjec.

Sidoqoftë, bebet shfaqin simptoma të buta në shumicën e rasteve, por gjithashtu mund të jenë asimptomatike.

Në Kinë, për shembull, vetëm nëntë foshnje ishin të konfirmuar si raste me koronavirus midis 8 dhjetorit deri me 6 shkurt, sipas një raporti të 14 shkurtit të botuar në JAMA.

Foshnjat ishin midis 1 muajsh dhe 11 muajsh, por asnjëra nuk kërkonte kujdes intensiv. Asnjë ndërlikim i rëndë nuk u raportua.

Por, ndërsa ky është një lajm i shkëlqyeshëm, ai mund të çojë në një problem tjetër: Foshnjat mund të përhapin koronavirus padashur te prindërit ose kujdestarët e tyre.

Merrni këtë si rast në Singapor të botuar në revistën ‘Sëmundjet Klinike Infektive’, e cila përfshin një bebe 6 muajsh.

Pasi një nënë dhe dado u shtruan në spital me pneumoni — dhe babai u solle me ethe dhe dhimbje të fytit, stafi i spitalit zbuloi që bebja kishte nivele të larta të koronavirusit në fyt, gjak dhe jashtëqitjen” e tij, sipas Los Angeles Times.

Bebja ishte asimptomatike, gjë që bëri që koronavirusi të përhapet lehtësisht tek kujdestarët.

Ai nuk zhvilloi asnjë simptomë gjatë një qëndrimi të ardhshëm në spital (me përjashtim të një ethe shumë të shkurtër).

Këto “raste të heshtura” mund të ndihmojnë përhapjen e koronavirusit edhe më tej, gjë që është veçanërisht shqetësuese për gjyshërit dhe kujdestarët me sistem imuniteti të dobët. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë efekte sjell tek gratë shtatzëna COVID-19, këshilla nga Dr. Aida
Artikulli i rradhës A janë lindjet e sigurta në spitale gjatë shpërthimit me koronavirus

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.