Po po është e vërtëtë. Ndjeni një gamë emocionesh. Nga lodhja dhe deri tek kënaqësia e papërshkrueshme. Nëse e keni fëmijën e parë mund të ndiheni dhe pak të çuditshme. Ju ndjeni se jeta juaj ka ndryshuar përgjithmonë dhe një pjesëtar i ri i bashkohet familjes.
Megjithatë shumë nëna e përgatisin veten me të gjitha gjërat e nevojshme që i duhen një bebe të sapolindur. Por rrugës duhen dhe shumë të tjera.
Është krejtësisht normale të kalosh orë duke shikuar fëmijën. Jo vetëm që ndihesh mirë, por mendon se si mund të jetë kaq i përsorur. Pastaj e shikon nëse po merr frymë në rregull. Harron të bësh dallimin mes natës dhe ditës. Fokusoheni që të përmbushni të gjitha nevojat e foshnjës së vogës.
Është normale që të bini në dashuri me fëmijën menjëherë sapo ai lind. Por mund të ndiheni dhe shumë të lodhur për ta bërë këtë gjë që në fillim. Ose ndoshta keni pasur një lindje të vështirë dhe kjo gjë ka ndilkuar në ndjenjat tuaja.
Merrini gjërat ngadalë, dhe përpiquni të keni sa më shumë kontakt me lëkurën e fëmijes në mënyrë që ta ndjeni sa më shumë. Fëmijët e vegjël kanë një aromë karakteristike ku mund tu ndihmojë ta ndjeni më shumë dhe ta mbani afër.
Varësisht sesi shkon lindja ju mund të flisni dhe me maminë nëse keni ndonjë pyetje apo ndonjë gjë që nuk e dini mirë. /Gazeta Shneta/