Shkencëtarët nga Universiteti i Goteborgut në Suedi kanë zbuluar se sulforafani, një përbërës që gjendet te brokoli lakër mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak te personat me prediabet.
Studimi tregoi se ky përbërës funksionon më mirë për personat me disa lloje metabolizmi dhe një bakterie të caktuar të gjetur në zorrë, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ndërkohë që kjo sugjeron se sulforafani mund të përdoret për trajtim më të personalizuar, ekspertët theksojnë se një dietë e shëndetshme dhe aktiviteti i rregullt fizik janë ende thelbësore për menaxhimin e prediabetit.
Prediabeti ndodh kur nivelet e sheqerit në gjak të një individi janë më të larta se normat, por nuk kanë arritur ende pragun për një diagnozë të diabetit të tipit 2.
Një studim i ri nga Universiteti i Goteborgut në Suedi, i publikuar në “Nature Microbiology”, ka lidhur sulforafan me përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak te individët me prediabet.
Kërkimi tregoi se ky përbërës kishte një efekt më të theksuar në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak te disa individë të caktuar.
Më parë, studiuesit kishin zbuluar se sulforafani, një substancë që gjendet në brokol lakër mund të ndihmojë në trajtimin e diabetit të tipit 2. Në një studim të vitit 2017, pacientët që morën doza të larta të sulforafanit kishin nivele shumë më të ulëta të sheqerit në gjak. /Gazeta Shneta/


