Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikon gjumi i mirë në reduktimin e kujtimeve të padëshiruara dhe negative

Jetë 28/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Truri ynë ka aftësinë e natyrshme për të kufizuar kujtimet negative, që kontribuon në ruajtjen e shëndetit tonë mendor.

Megjithatë, një studim i ri nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i East Anglia në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se gjumi i ndërprerë apo dhe humbja e gjumit pengojnë këtë aftësi, duke bërë që kujtimet e situatat e padëshiruara të jenë më të qëndrueshme, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Kjo mund të kontribuojë në një gamë sëmundjesh mendore, si ankthi, depresioni dhe madje çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD).

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se gjumi luan një rol të rëndësishëm në ndihmën për ruajtjen e shëndetit të trupit, duke përfshirë shëndetin e trurit dhe shëndetin mendor.

Dr. Marcus Harrington, PhD, një nga autorët e studimit dhe lektor në psikologji në Universitetin e East Anglia, i specializuar në gjumë, kujtime, emocione dhe shëndetin mendor tha se:

“Shumica e njerëzve do të kenë një përvojë traumatikë në një moment të caktuar në jetën e tyre, por vetëm një pjesë e vogël do të zhvillojnë çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD). Pse disa njerëz shërohen nga trauma efektivisht, ndërsa të tjerët mbeten me simptoma të rënduara? Të përgjigjemi në këtë pyetje të vështirë është një objektiv kryesor në psikologjinë klinike. Një faktor që dimë se rrit mundësinë e zhvillimit të PTSD pas traumës është gjumi i dobët. Megjithatë, nuk e dimë se çfarë është te humbja e gjumit që duket se i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj PTSD dhe problemeve të tjera të shëndetit mendor”.

Fakti që privimi nga gjumi duket se ndikon në aftësinë për të shtypur kujtimet dhe mendimet e padëshiruara mund të ketë pasoja të rëndësishme për çrregullimet e humorit si depresioni dhe ankthi dhe kushte të tjera si PTSD, sugjeruan studiuesit. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakTrump rikthen në ushtri trupat që refuzuan të merrnin vaksinat kundër COVID-
Artikulli i rradhës Inteligjenca Artificiale do ta zbulojë kancerin vetëm me një analizë gjaku

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.