Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikon teknologjia në sytë e fëmijëve tuaj

Jetë 20/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët në ditët e sotit janë duke qëndruar aq shumë me mjetet elektonike në duart e tyre, dhe për këtë sytë e tyre janë më shumë të rrezikuar për dëmtim sesa çdo gjë tjetër.

Sipas shoqatës amerikane të shikimit, 83% e fëmijëve përdorin kompjuter dhe smartfonë për 3 ose më shumë orë në ditë. 70% e tyre vuajnë nga tendosja vizuale, e cila shkakton irritim të syve, dhimbje koke dhe qafe dhe dhimbje shpine për shkak të qëndrimit përpara ekraneve.

Prindërit luajnë një rol themelor: ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm në sjelljet e tyre dhe gjithashtu në disa qëndrime që mbajnë ndaj fëmijëve.

Në rastin e miopisë, për shembull, fëmija priret të përkulet mbi fletore dhe, kur mësuesi kërkon të lexojë në dërrasë e zezë, ai përgjigjet me vonesë për shkak të vështirësive në fokusim.

Astigmatizmi (shtrembërimi i shikimit) prek 15-25% të të rinjve dhe mund të ngatërrohet me probleme në leximin e fëmijës: Vetëm identifikimi i hershëm dhe korrigjimi i shpejtë parandalon përkeqësimin dhe kufizon problemet e të mësuarit për shkak të defekteve në shikim.

Përdorimi i zgjatur i pajisjeve dixhitale nga fëmijët është një fenomen i kohëve të fundit. Tabletët konsiderohen edhe më të rrezikshëm se kompjuterat, sepse distanca mes syrit dhe tabletit është më e vogël.

Dhe mos nënvlerësoni rreziqet e dritës së këtyre pajisjeve që, përveç ndërhyrjes në kohëzgjatjen normale të gjumit, janë të rrezikshme edhe për sytë. “Rezultatet e para tregojnë se kjo shkakton dëmtim të nivelit të retinës” – shpjegojnë ekspertët.

“Tashmë ka syze me lente që mund të mbrojnë kundër këtij spektri të dritës dhe së shpejti pritet të dalë në treg një lente e bardhë që mund ta ndalë plotësisht këtë dritë”./pernenat

Artikulli paraprakKëto 4 ushqime është vërtetuar se e ulin kolesterolin
Artikulli i rradhës Çfarë duhet të dijë një grua para se të vendosë të abortojë

Ju sugjerojmë

Disa fakte që nuk i keni ditur për gjumin tek bebet

04/02/2023 Jetë

Mot me borë, temperaturat deri në -3

03/02/2023 Jetë

Parashikimi i motit për sot

01/02/2023 Jetë

Rëndësia e hekurit në zhvillimin e bebit tuaj

31/01/2023 Jetë

Shenjat dhe simptomat që duhen mbajtur parasysh kur dyshoni për astmën tek fëmija juaj

31/01/2023 Jetë

Tri këshilla për t’i mbajtur fëmijët tuaj të shëndetshëm, veçanërisht gjatë sezonit të gripit

31/01/2023 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.