Dizajneri i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, së bashku me bashkëshortën e tij, Edita Ramadani, para disa javësh janë bërë prindër.
E prindërimin e tyre ata e përjetuan vetëm në ShBA, për shkak të angazhimeve që kishin në atë periudhë që të dy, shkruan Gazeta Shneta.
Pavarësisht kësaj, ata kanë arritur t’ia dalin me obligimet dhe të vizitojnë vendin e tyre, kësaj here së bashku me vajzën e tyre, Bella-n, të cilës iu bë një pritje e ngrohtë nga miqtë dhe familjarët e çiftit.
Shtëpia ku po bëhej pritja, ishte e mbushur me balona, arinj lodra dhe, në veçanti, një torte e ditëlindjes e dekoruar me zemra përmbi./Gazeta Shneta/