Emina Çunmulaj veçse është në një pritje të ëmbël, ajo ka edhe një vajzë me emrin Ella.
Ella dje kishte mbushur dy vjeç, për të cilën u organizua një festë familjare. Në këtë festë nuk munguan as shkrepja e fotografive, të cilat më pas Emina i publikoi në llogarinë e saj në Instagram, shkruan Gazeta Shneta.
Festa e ditëlindjes duket mjaft e veçantë, duke e veshur Ellën si një princeshë, të rrethuar me personazhe të filmave të animuar të kompanisë “Disney”.
Ella duket mjaft e lumtur nga dhurata që iu bë nga prindërit./Gazeta Shneta/