Prindërit e rinj shpesh shqetësohen përreth kujdesit të kordonit të kërthizës tek foshnja e tyre të porsalindur.
Shkencëtarët pohojnë se pasi të bjerë trungu i kordonit të kërthizës, preferohet të mbahet e pastër dhe e thatë zonja e kërthizës.
Trungu i kordonit të kërthizës ka të ngjarë të bjerë 15 ditë pas lindjes së foshnjës.
Ndërkohë, për mbajtjen e higjienës së kordonit të kërthizës tek foshnjet, ka dhënë disa këshilla mamia ndërkombëtare Suzanne Barber, transmeton Gazeta Shneta
Ajo përmes një videoje, ka sqaruar në mënyrë të detajizuar përreth higjienës së zonës.
“Në mes pesë dhe 15 ditësh pas lindjes së fëmijës tuaj, trungu i kërthizës do të thahet, do të nxihet dhe do të bjerë. Pas rënies së trungut, zakonisht zgjat rreth 7 deri në 10 ditë kurimi i kërthizës.”, ka thënë mamia e njohur për Now Baby.
Kordoni i kërthizës mban oksigjen dhe lëndë ushqyese nga placenta në gjakun e foshnjës./Gazeta Shneta/