Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si po përpiqen vendet evropiane të largojnë fëmijët nga rrjetet sociale

Jetë 07/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prindërit dhe ekspertët shëndetësorë po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësim për kohën e tepruar që fëmijët kalojnë para ekraneve dhe ndikimin e saj në shëndetin mendor e fizik.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përdorimi i tepërt i teknologjisë lidhet me pagjumësi, mungesë aktiviteti fizik, ankth, depresion dhe ndjenjë izolimi, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Komisioni Evropian dhe disa vende anëtare po shqyrtojnë kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale dhe celularëve nga të miturit.

Presidentja Ursula von der Leyen paralajmëroi masa për të kufizuar aksesin e fëmijëve në këto platforma në nivel BE-je.

Ndërkohë, Suedia ka nisur një projekt inovativ: “kartën e aktiviteteve të kohës së lirë”, që ndihmon financiarisht fëmijët nga 8 deri në 16 vjeç të angazhohen në sporte apo kurse gjuhësh, duke u ofruar alternativa të shëndetshme jashtë botës virtuale.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie mbi prindërit.

Pediatrja gjermane Janna-Lina Kerth sugjeron që prindërit të japin shembull duke kufizuar përdorimin e telefonit në shtëpi dhe të vendosin objektiva të përbashkëta për kohën para ekranit.

Ajo këshillon gjithashtu dialog të hapur me fëmijët për rreziqet, në vend të ndalesave të rrepta, të cilat shpesh e bëjnë teknologjinë edhe më tërheqëse.

Kerth nënvizon se jo çdo kohë para ekranit është e dëmshme, duke veçuar lojërat interaktive dhe edukative si përvoja më pozitive.

Për të mbushur boshllëkun që lë kufizimi i rrjeteve sociale, ajo sugjeron aktivitete në grup si sportet apo klubet, ku fëmijët mund të lidhen me bashkëmoshatarët pa pasur nevojë për pajisje digjitale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdalohen pajisje për transplant të flokëve në Aeroportin ”Adem Jashari”
Artikulli i rradhës Kryetarja e bashkisë në Gjermani qëllohet 13 herë me thikë para shtëpisë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.