Si rritet fëmija i parë në krahasim me të dytin

2017-11-08 në ora 08:52

Kot nuk thonë fëmija i parë rrit dhe të tjerët pas tij me rrobat e veta. Një këndvështrim me humor i sjelljes së prindërve me fëmijën e parë dhe me të dytin.

Ushqimi

Fëmija i parë: Çdo gjë e përgatitur në shtëpi me procesorë për ushqime fëmijësh. Supa, perime të zgjedhura!

Fëmija i dytë: Biskota

Krevati

Fëmija i parë: Krevat i montuar me kujdes nga babai ndërkohë që mami i bërtiste

Fëmija i dytë: Krevati i mamit ndërkohë që babi fle diku përtokë

Veshje

Fëmija i parë: 100% pambuk.

Fëmija i dytë: Ato të vëllait apo motrës më të madhe

Festa

Fëmija i parë: Në parqe me pemë e dekorime

Fëmija i dytë: Pica përtokë

Larja

Fëmija i parë: Çdo natë në një vaskë specifike në masën e duhur. Duart i lahen me një sfungjer të butë.

Fëmija i dytë: Dy herë në javë dhe pishina quhet larje

Rutina e gjumit

Fëmija i parë: Mbështjellë në një batanije të ngrohtë, përkëdhelur me ninulla. Në gjumë në orën 7:30.

Fëmija i dytë: E ze gjumi në kuzhinë me gojën te gjiri i mamit në 10:30

Shokët

Fëmija i parë: Grupe loje, të dy prindërit luajnë me të në park

Fëmija i dytë: Shokët e vëllait

Lodrat

Fëmija i parë: Të gjitha prej druri, mundësisht Suedeze.

Fëmija i dytë: Kutitë e lodrave të vëllait

Rregullat për televizorin

Fëmija i parë: Vetëm programe edukative, maksimumi dy programe në ditë

Fëmija i dytë: Ka televizor më vete

Këpucët:

Fëmija i parë: Europiane me markë të dukshme

Fëmija i dytë: Këpucë që mezi u duket marka dhe pa shollë të brendshme

Trajnimi për tualet

Fëmija i parë: Bebelina, pastaj disa mbathje për trajnim, pastaj mbathje

Fëmija i dytë: Mund të rrijë me bebelina deri në universitet

Dadot

Fëmija i parë: Një grua e mrekullueshme të cilën e do shumë dhe do ta respektojë gjithë jetën

Fëmija i dytë: Nuk ka ndonjë dado /bebja.com