Fëmijët vijnë në kontakt me një mal mikrobesh në shkollë dhe kujdesin ditor, dhe ata shpesh janë të parët që sjellin sëmundje në shtëpi.
Por, përgjatë kësaj kohe të ndjeshme mësojini ata të mbulojnë gojën kur kolliten ose teshtijnë shkruan Healthline.
Kjo do të ndihmojë që mikrobet të mos vijnë në kontakt me anëtarët e tjerë të familjes dhe sipërfaqe të ndryshme brenda shtëpisë tuaj.
Poashtu, është mjaft e rëndësishme që përgjatë kësaj kohe në dhomën e fëmijëve tuaj të jeni të pajisur me: koshe të vecanta për plehra, santizuesin e duarve, akull dhe ujë/lëngje të pastra, termometër, dhe maska për fytyrë transmeton Gazeta Shneta.
Tani është përfundimisht koha për të dyfishuar forcimin e sistemit imunitar të fëmijëve.
Edhe nëse tashmë fëmijët marrin një multivitaminë, ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë vitaminave C, B-6, dhe E.
E në anën tjeter konsideroni të merrni probiotikë gjithashtu në mbështetje të sistemit imunitar.
Në fund mos harroni: Dyfishoni rutinën e larjes së duarve tek fëmijët tuaj./Gazeta Shneta/