Aktualisht janë rreth 32 milionë njerëz në mbarë botën që jetojnë me sëmundjen e Alzheimerit, dhe ky numër pritet të rritet.
Tani për tani është e vështirë të diagnostikosh një person me sëmundjen Alzheimer në fazën asimptomatike përpara se të fillojë të shfaqë simptoma, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit nga Universiteti i Barcelonës në Spanjë kanë identifikuar një biomarker brenda fazave asimptomatike të sëmundjes së Alzheimerit.
“Një nga problemet kryesore në studimin e Alzheimerit, ose demencës, në përgjithësi, është se në kohën kur një pacient vjen për një konsultë, ai tashmë ka simptoma, më shpesh me dëmtim të lehtë njohës, që tregon se demenca ka filluar të zhvillohet,” shpjegoi José Antonio del Río, PhD, drejtues grupi në Institutin për Bioinxhinierinë e Katalonjës (IBEC), profesor në Fakultetin e Biologjisë të Universitetit të Barcelonës, anëtar i Institutit të Neuroshkencave të Universitetit të Barcelonës.
“Prandaj, është e rëndësishme të kërkojmë për shënues që, përpara shfaqjes së këtyre deficiteve, mund të sugjerojnë fillimin e këtyre proceseve përpara se të ndodhin,” tha ai për Medical News Today.
Del Río është bashkëautori kryesor i një studimi mbi Alzheimer-in, i botuar së fundmi në revistën “Biochimica et Biophysica Acta (BBA)” – Baza Molekulare e Sëmundjeve.
Shënuesi të cilit i referohet profesor del Rio është një biomarker – një karakteristikë specifike, e matshme e trupit që mund të përdoret si shenjë e proceseve normale shëndetësore ose sëmundjeve. /Gazeta Shneta/


