Depozitat e yndyrës të grumbulluara në zonën abdominale janë ekstremisht të vështira për t’u hequr.
Ato ngadalësojnë procesin e detoksifikimit dhe mund të çojnë në shumë probleme shëndetësore. Sipas nutricionistëve, pija e mëposhtme mund të ndihmojë për të larguar yndyrën në këtë pjesë të trupit në një kohë të shkurtër. Ja çfarë duhet të bëni…
Përbërësit
3 limonë
125 gr rrika (lloj rrepe)
3 lugë gjelle mjaltë
Mënyra e përgatitjes
Vendosni rrepat në një blender dhe përziejini mirë. Pastaj shtoni limonët e prerë që më parë dhe përziejini përsëri derisa të krijohet një masë e butë, si lëng smoothie. Më në fund shtoni mjaltin dhe zhvendoseni përzierjen në një kavanoz qelqi. Mbajeni kavanozin në frigorifer.
Përdorimi
Merrni një lugë gjelle të kësaj pijeje dy herë në ditë bashkë me vaktet e ushqimit në një periudhë prej tre javësh.
Përfitimet shëndetësore të rrepës
Rrënjët dhe gjethet e rrepave janë pjesa më me vlera e bimës. Kjo bimë ka kohë që përdoret për të parandaluar dhe trajtuar një sërë problemesh shëndetësorë. Rrepa përmban 10 herë më shumë glukozinolate se sa brokoli, që do të thotë se vetëm një sasi e vogël e kësaj bime mund t’iu sigurojë një numër përfitimesh shëndetësorë.
Glukozinolatet janë përbërës natyralë që zakonisht gjenden në shumë bimë të athëta e djegëse. Këta përbërës kanë aftësinë të rrisin rezistencën e trupit ndaj kancerit dhe shumë toksinave nga ambienti. Ato janë antioksidantë të fortë, që qetësojnë në mënyrë efektive sinusin dhe problemet me frymëmarrjen. Për më tepër, veprojnë si antibiotikë natyralë, duke mbrojtur nga infeksionet e shkaktuar nga bakteriet dhe fungi.
Një tjetër përfitim i glukozinolateve është aftësia e tyre për të përmirësuar rrjedhjen e gjakut në zonat e prekura, të cilat stimulojnë eliminimin e mbetjeve nga ajo pjesë e trupit.
Përfitimet shëndetësore të limonit
Megjithëse shija e limonit është acidike, kur gëlltitet krijon mjedis alkalin në trup. Limoni ka përfitime shëndetësore të panumërt, duke përfshirë aftësinë për të stimuluar funksionin normal të mëlçisë, shpërbërjen e acidit uric dhe toksinave të tjera që ngurtësojnë bilën (një lëng tretës i prodhuar nga mëlçia).
Lëkura e limonit përmban një fitonutrient të quajtur tangeretin, që është efektiv në trajtimin e çrregullimeve të trurit si sëmundja e Parkinsonit. Limoni përmban po ashtu vitaminë C dhe shumë antioksidantë të tjerë, të cilët forcojnë sistemin imunitar dhe luftojnë bakteret.
Përfitimet shëndetësore të mjaltit
Mjalti ka një shije të këndshme të ëmbël dhe është plot me flavonoide, të cilat mbrojnë nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Një studim i fundit ka gjetur se mjalti mund të trajtojë në mënyrë efektive ulçerat dhe gastroenteritet bakteriale. Për më tepër, mjalti është jashtëzakonisht i mirë për të trajtuar kollën. Një studim në 110 fëmijë ka gjetur se mjalti hikërror është aq efektiv në qetësimin e kollës së natës sa edhe dextromethorphan-i./Gazeta Monitor/