Shpesh mund ta vëreni se fëmija juaj nuk po mund të rehatohet, edhe nëse e keni ndërruar e ushqyer si çdo ditë tjetër.
E kjo parehati mund të jetë për shkakt se fëmija mund të ketë vapë por që ju nuk e keni vërejtur, njofton Gazeta Shneta.
Kjo është njëra ndër shenjat se bebi mund të jetë me tempraturë, ndërsa më poshtë keni edhe shenja tjera:
- Është shumë i kuq në fytyrë. Nëse shfaq edhe temperaturë apo të vjella duhet të flisni menjëherë me mjekun.
- Qan vazhdimisht. Pasi e keni ushqyer edhe ndërruar bebelinën duhet të shikoni edhe temperaturën e dhomës apo veshjen e tij.
- Fëmija ka djersitur. Nëse qafa, shpina apo kraharori janë të nxehtë apo të djersitur duhet të ndërhyni duke e lehtësuar veshjen apo duke i bërë një banjo, duke freskuar dhomën etj.
- Mungesa e gjumit. Është normale që fëmija nuk do të flejë përgjatë gjithë natës, por nëse e shikoni tepër aktiv gjatë orëve që duhej të ishte në gjumë duhet të merrni në konsideratë edhe vapën.
- Mungesë të energjive. Ne kete rast i lani fytyren
- Të vjella të shpeshta. Shkoni menjëherë në spital.
- Rritje të rrahjeve të zemrës. Presioni që shkakton vapa në organizmin e fëmijës e bën zemrën të rrahë më shpejt. Përpiquni ta freskoni menjëherë.