Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta kuptoni se fëmija juaj po keqtrajtohet në shkollë

Jetë 20/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lajmet e dhunës nëpër shkolla apo kopshte vitet e fundit, për fat të keq janë në rritje dhe jo pak herë kemi parë skenat e tmerrshme të dhunës që prekin të vegjlit.

Skenat e fëmijëve që dhunohen nga mësueset apo edukatoret bëjnë xhiron e mediave, rrisin indinjatën, zemërimin dhe pendimin tek prindërit që mendonin se i kishin lënë fëmijët e tyre në duar të sigurta, brenda një mjedisi të shëndetshëm. Shpesh, kopshtet dhe shkollat priren të bëhen teatër i dhunës dhe ato keqtrajtime të vuajtura në moshë të hershme mund të kenë pasoja serioze për fëmijët edhe në moshë madhore. Por ka këmbana alarmi që nuk duhet të nënvlerësohet. Më poshtë ju tregojmë simptomat që mund të gjenden tek fëmijët që i nënshtrohen një dhune të përditshme në shkollë dhe që lejojnë prindërit të kuptojnë nëse diçka nuk po shkon siç duhet.

Zilja e parë e alarmit për prindërit duhet të jetë ajo që vjen nga vëzhgimi fizik i fëmijëve. Në rast abuzimi, shenjat e rrahjeve tek fëmijët mund të shihen lehtësisht. Përveç gërvishtjeve, plagëve të vogla, të cilat gjithashtu mund të shkaktohen nga lojërat apo grindjet me fëmijët e tjerë, vëmendja duhet t’i kushtohet shenjave që vështirë se mund të bëhen nga një shok i moshës së tyre.

Mos nënvlerësoni faktin që edukatorja mund të ketë shpërfillur fëmijën tuaj, si psh nëse nuk ia ka ndërruar pelenën, nëse nuk e ka ushqyer dhe fëmija juaj ka shumë uri kur vjen në shtëpi, etje etj.

Lojërat tepër të dhunshme

Fëmijët që i mbyllin kukullat duke I dënuar brenda në dollap, ose që i ngjisin ato në mur. Këto janë këmbana shumë të forta alarmi që nuk lënë shumë vend për dyshime. Fëmija priret të imitojë të rriturit. Në këtë rast, i shpjegoni fëmijës se dhuna kurrë nuk duhet të përdoret dhe tregojini se si duhet të luajë. Nëse shihni një sjellje të dhunshme, ose përsëritje të frazave agresive, të cilat fëmija nuk mund t’i ketë parë ose dëgjuar në shtëpi, nga një film apo nga një shok. Këto sjellje mund të jenë rezultat i akteve të vërejtura në shkollë.

Frika pa arsye dhe mashtrimet e papritura

Disa frikëra tek fëmijët mund të jenë normale. Nuk duhet të shqetësohemi, prandaj, nëse një fëmijë shpreh frikën nga errësira apo gogoli, ka thjesht frikërat e moshës së tij, të cilat zhduken me kalimin e kohës. Ajo që duhet t’ju shqetësojë është një frikë e re që nuk e kishit vërejtur më parë. Në këto raste është mirë të hetohet shkaku i shfaqjes së këtyre anktheve të papritura dhe dukshëm pa arsye. Kuptoni pra nëse pas këtyre ndryshimeve, ka ndonjë episode që lidhet me shkollën apo ndonjë arsye tjetër.

Përveç frikës, mund të lindin edhe sjellje të përsëritura, si mashtrimet dhe nervizizmi.

Ndryshimet në humor, frika nga ndarja dhe çrregullimet e gjumit

Në fëmijët e keqtrajtuar, mund të krijohet pasiguria, e cila gjithashtu mund të rezultojë në ndryshime në humor. Ndryshimet e papritura në gjendjen shpirtërore mund të jenë nga shenjat e shqetësimit. Së bashku me zemërimin, pa ndonjë arsye të vërtetë, mund të ketë edhe kriza të papritura. Këto shpërthime, nëse ndodhin pa ndonjë shkak të veçantë dhe në një fëmijë që nuk i ka shfaqur kurrë këto forma të shqetësimit, mund të jetë sinjal i një problemi. Fëmija gjithashtu mund të ketë vështirësi që të ndahet nga prindi.

Një ndryshim tjetër që mund të ndodhë me fëmijët e keqtrajtuar mund të jetë çrregullimi i gjumit. Zgjimi në mes të natës, ankthet dhe problemet me gjumin, mund të jenë këmbanat e alarmit  se ai po dhunohet.

Vështirësi në komunikim dhe në të ngrënit

Simptoma e fundit, por jo më pak e rëndësishme, që një fëmijë i dhunuar mund të manifestojë, është problem me komunikimin dhe të ushqyerit. Fëmija mund të refuzojë të flasë për episode të caktuara. Gjithashtu mund të krijohet një heshtje selective, për çështje të caktuara. Shpesh fëmijët mund të mbyllen në vetvete dhe të mos ju përgjigjen të tjerëve dhe kjo është normale, por jo kur kjo ndodh për një temë të caktuar.

Në disa raste, sikleti i fëmijës tregohet përmes ushqimit.  Mungesa e urisë ose uria shumë e madhe mund të jenë simptoma të një problemi shumë më të thellë.

Artikulli paraprakSi t’ia mësoni vetkontrollin fëmijëve tuaj përmes lojës
Artikulli i rradhës Horoskopi, 21 prill 2019

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.