Nëse keni përjetuar ndonjëherë dhimbje kronike të shpinës, atëherë e dini se sa dobësuese mund të jetë kjo gjendje.
Dhimbja e shpinës është një nga ankesat më të zakonshme shëndetësore.
Personat me dhimbje shpine mund të përjetojnë një ndjesi dhimbjeje, djegieje ose therjeje, e cila vazhdon pandërprerë, ose vjen dhe shkon me lëvizje.
“Problemet e shpinës janë ndër ankesat më të shpeshta të pacientëve tek mjekët e tyre,” thonë ekspertët nga Instituti i Politikave Shëndetësore në Universitetin Georgetown, shkruan Express.co.uk transmeton Gazeta Shneta.
“Afro 65 milionë amerikanë raportojnë një episod të dhimbjes së shpinës. Rreth 16 milionë të rritur – tetë për qind e të gjithë të rriturve – përjetojnë dhimbje të vazhdueshme ose kronike të shpinës dhe si rezultat janë të kufizuar në disa aktivitete të përditshme,” shkruajnë ekspertët e Georgetown.
Kjo është mënyra numër një për të parandaluar dhimbjet kronike të shpinës.
Ekspertët thonë se ekziston një mënyrë e thjeshtë për të parandaluar dhimbjet kronike të shpinës dhe se duhen vetëm ca minuta në ditë për ta bërë.
“Lëvizja është mënyra më e mirë për të shmangur dhimbjet e shpinës”, shkruajnë ekspertët nga Harvard Health Publishing.
“Aktiviteti i rregullt fizik mund ta bëjë shpinën më të fortë për të reduktuar episodet e ardhshme të dhimbjes. Ushtrimet duhet të fokusohen në rritjen e forcës dhe përmirësimin e diapazonit të lëvizjes – si dhe në sigurimin e ekuilibrit në të dy anët e trupit”.
Me udhëzime profesionale, mund të jeni ende në gjendje të përdorni ushtrime të synuara për të forcuar muskujt e shpinës, duke qenë të ndërgjegjshëm për çdo dëmtim aktual. /Gazeta Shneta/


