Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta përmirësoni raportin me partnerin nëse janë të fiksuar pas punës

Jetë 06/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse balanci mes jetës dhe punës është një çështje problemtaike brenda lidhjes  tënde atëherë këshillat e mëpshtme mund t’iu ndihmojnë.

Nuk ka rëndësi kohëzgjatja por cilësia
Edhe në raportet familjare dhe ato mes çiftit, shumë shpesh shikohet cilësia e atij raporti se sa kohëzgjatja, në kuptimin se sa kohë kaloni së bashku. Kur të ktheheni nga puna mund të caktoni një 10-minutësh që të lexoni se bashku në heshtje. Ky aktivitet në karahasim me një bisedë shabllone rreth ditës që patët, do të jetë shumë më brendësor dhe iu lidh emocionalisht edhe pa e vërejtur ju mirë, shkruan Huffpost, përcjellë GazetaShneta.

Vlerëso faktin që partneri juaj është punëtor
Mos harroni t’ia bëni me dije se ju i vlerësoni shkathtësitë e tij punëtore. Atëherë kur partneri juaj është i fokusuar në punë, nuk është e shëndetshme t’ia kërkoni që të lëjë çfarëdo që ishte duke bërë. Është njejtë si t’i kërkosh një fëmije ta lërë sheshin e lojërave ende pa provuar të gjitha lodrat. Bëni durim!

Kaloni sa më pak kohë në telefon
Ka shumë gjasë që tërë kohën e lirë çiftet ta kalojnë duke kontrolluar telefonin dhe rrjetet sociale. Nuk është gabim nëse kërkoni nga partneri që të largojë telefonin pasi ka ardhur nga puna. Sigurohuni ta kërkoni me xhentilesë, dhe se as ju po ashtu nuk jeni të fiksuar pas telefonit. Do të ishte absurde nëse këtë ia kërkoni përderisa ju keni telefonin tuaj në dorë.

Rikonstruktoni mënyrën se si i thoni fjalët
Komunikimi është çelësi i çdo gjëje andaj edhe në raportet personale ai luan një rol të mash. Ka shumë mundësi që deri në këtë pikë ju vetëm se keni betonuar një lloj të folurit me partnerin tuaj dhe ky mund të jetë shkas i problemeve tuaja në çift. Reflektoni në mënyrën se si i thoni fjalët. Mendoni nëse ndonjëherë përdorni një ton acarues (edhe pa vetëdije); përdorni sa më pak kritika, mos fajësoni tjerët dhe kushtet e jashtme…

Planifikoni pushime së bashku
Para si t’i kërkoni të largohet paksa nga puna, pse nuk përpiloni një plan pushimi së bashku. Mund të jetë një udhëtim me veturë nëpër qytet, një piknik i lezetshëm, vizitë në ndonjë park ose muze… Caktoni ditën dhe orën e saktë dhe bëjani me dije se ky pushim do t’i përshtatet kokë e këmbë orarit të tyre të punës.

Përmirësoni marrëdhënien tuaj ashtu siç do ta përmirësonit një problem tek puna
Shpesh në punë na rastis të përballemi me probleme të papritura dhe krejt pa e ditur në fund të ditës ju do arrini ta rregulloni atë çështje mbase edhe pa u vërejtur. Atëherë pse nuk mund ta bënë gjënë e njejtë edhe në lidhjen tuaj Derdhni energjitë në gjetjen e zgjidhjeve dhe jo në shtimin e ankesave. Do e shihni se sa shpejt ky mentalitet do ju përmirësojë raportin tuaj me partnerin por edhe jetën tëndë në përgjithësi. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakJa çfarë thotë shkenca për fëmijën e dytë
Artikulli i rradhës Marrëdhënia intime në çift. Sa shpesh rekomandohet brenda një jave

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.