A keni menduar ndonjëherë se sa e rëndësishme është që fëmijët tuaj të shohin “gotën gjysmë të mbushur”? Kjo sjellje vjen kur fëmijët rriten në një ambient ku gjithçka mund të rregullohet dhe secila e metë e ka një virtyt që I fshihet pas…
Më poshtë keni 6 këshilla konkrte për t’ju ndihmuar të rrisni një fëmijë optimist:
1. Mos u ankoni
Përqendrimi në mendimet dhe frustrimet negative është pesimizmi më klasik. Sa më shumë që ankoheni për problemet e parave apo për një ditë të vështirë në punë, aq më shumë ka gjasë që fëmijët tuaj do të mësojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Në vend të kësaj, provo të flasësh për gjërat që shkojnë mbarë si për shembull “Sot kam kaluar një ditë super-produktivë në punë”, ose “Takimi që pata sot me klientët/shefin shkoi me shumë sukses”. Lejoni fëmijët tuaj të ju dëgjojnë tek shpreheni me pozitivitet. Ata nuk kanë nevojë t’i dëgjojnë pasiguritë tuaja.
2. Ulni pritshmëritë
Gjithmonë kujtojeni se fëmijët tuaj nuk janë robot. Mos i mbushni me detyra të njëpasnjëshme (të pastrojnë dhomën, të palojnë rrobat, të kujdesen t’i kryjnë detyrat e shtëpisë në kohë rekore…) Ata nuk do arrijnë të kryejnë gjithçka në kohë, rrjedhimisht kjo do i bëjë të mendojnë se raporti me prindërit do përkeqësohet si dhe vetbesimi i tyre do dëmtohet. Jepini fëmijës tuaj kohë që t’I bëjë gjërat ngadalë por me vullnet, përcjellë GazetaShneta nga Parents.
3. Inkurajoni të marrim përsipër detyra sfiduese
Prindërit dinë të jenë shumë mbrojtës për fëmijët e tyre, dhe harrojnë se ndonjëherë duhet t’I lënë ata që të marrin përsipër disa sfida. Fundja, prej sfidave rritemi apo jo? Sfidoni duke shkuar për të ngjitur ndonjë pjesë shkëmbore, ose me ndonjë lojë zbavitëse dhe të lodhshme. Nuk do të dëshironit që fëmija juaj të ketë frikë të provojë gjëra të reja. Sa e bukur është ajo ditë kur fëmijët vijnë e ju thonë “Mami/babi e bëra!”
4. Pritni përpara se të reagoni
Kur fëmija juaj po përpiqet të nxjerrë një fjalë të re ose i duhet një kohë pak më e gjatë për të përshtatur një copë në një enigmë, këtu shumica e prindërve intervenojnë shpejtë. Por duke i lejuar fëmijës tuaj të përpiqet të zgjidhë gjërat pa ndihmën tuaj do të rritë ndjenjën e arritjes dhe suksesit dhe do ta bëjë atë më optimistë për atë që mund të bëjë në të ardhmen.
5. Pranojeni betejën
Për të rritur një fëmijë me menime positive duhet ta pranoni se do keni sfida. Atëherë kur fëmijët tuaj mendojnë se nuk janë të aftë për gjëra, duhet t’ua rikujtoni të gjitha ato momente që ata kanë arritur të mësojnë gjëra. Mund t’I thoni “E din se sa kohë të është dashur të mësosh të lexosh. POr t’I e ke bërë këtë falë arritjes tëndë”.
6. Bëhuni real
Optimizmi në fakt kërkon të mendosh realisht më shumë se pozitivisht. Fëmiët janë të aftë të shohin përtej gënjeshtrave. Mos u thoni se “gjithçka do shkojë mirë”, por instaloni në mendjen e tyre se falë punës që do e bëjnë ata do arrijnë të përballen me gjithçka. /GazetaShneta/