Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta trajtoni mbipeshën e fëmijëve sipas metodave më të reja shkencore

Jetë 20/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbipesha dhe obeziteti te fëmijët dhe adoleshentët po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të madh, duke marrë parasysh pasojat serioze që ka në shëndetin e dhe cilësinë e jetës së tyre.

Praktika e dietave hipokalorike, pa mbështetjen e nevojshme dhe të specializuar- këshilluese te fëmijët, është tepër e vështirë dhe jo e suksesshme, sepse ata e kanë të pamundur të ndërgjegjësohen për shëndetin dhe akoma më shumë të disiplinohen. Për këtë arsye, në 2016-ën është propozuar ndjekja e disa hapave, që kanë për qëllim të ndërhyjnë në zakonet e fëmijëve dhe të familjes në tërësi, të cilat i çojnë ata në mbipeshë.

Por, detyrë e dietologut, është edhe vlerësimi i rasteve, kur krahas këtij këshillimi, është e nevojshme edhe dhënia e një regjimi ushqimor hipokalorik, vetëm për pak kohë.

Ky trajtim, përfshin vlerësimin e stilit të jetesës, krahas vlerësimit të statusit ushqimor. Risia në këtë qasje, qëndron te praktika e algoritmit terapeutik, i cili është ndërtuar nga Shoqata Amerikane e Pediatrisë në 2016, si një protokoll më efikas për moshat e reja.

Në këtë protokoll, dietologu fillon një bashkëpunim me fëmijën dhe familjarët, dhe kur e sheh të nevojshme, me aprovimin e prindit fton specialistë të tjerë, si instruktorë të posaçëm, psikologë apo mjekë pediatër, për ta kompletuar terapinë multidisiplinare. Sipas rastit dhe dëshirës, këshillimi mund të bëhet individual ose në grup.

Pritshmëritë

Qëllimi thelbësor i kësaj qasje, është përftimi i zakoneve të reja ushqimore të fëmijës, duke korrigjuar gjithçka që e ka çuar atë në mbipeshë. Pas pak muajsh, fëmija do të jetë i aftë të vetëkontrollojë sasinë e ushqimit, dhe ta koordinojë atë me ndjesinë e ngopjes. Familja do te jetë e ndërgjegjshme për mbështetjen që duhet të ofrojë. Fëmija do ta ruaj me fanatizëm fitoren e tij, një peshë në të cilën do ndjehet shumë më mirë fizikisht dhe psikologjikisht, duke vendosur themelet për një të ardhme shumë më të mire për shëndetin e tij.

Kujdes!

Duke qenë se bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, në mënyrë që këtë shërbim, ta kërkoni nga një dietolog & nutricionist ose dietolog klinik, i cili përmbush të gjitha kriteret për t’u quajtur i tille. Këto kritere janë, zotërimi i një diplome 4 vjeçare – universitare, në Shkenca Dietologjike dhe Ushqim, ose degë specializimi të mjekësisë ne Shkencat e Dietologjisë dhe Ushqimit. Titulli i dietologut klinik mbrohet me ligj në pjesën më të madhe të vendeve te zhvilluara, dhe shërbimi i tij nuk mund të zëvendësohet nga një nutricionist, mjek, apo specialist tjetër i fushës se shkencave mjekësore, pasi këta të fundit nuk zotërojnë njohuritë dhe specializimet e duhura, për të marrë përsipër terapi të tilla.

Artikulli paraprakJa përse njëri sy i fëmijës rri gjithnjë i përlotur
Artikulli i rradhës Ja si ta mësoni gjininë e foshnjes ende pa ngelur shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.