Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të arrini t’i pini 8 gota ujë brenda ditës

Jetë 05/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës.

Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit.

Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion.

Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë. Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur.

A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?

Lexoni më poshtë këshillat e AgroWeb për të pirë ujin në kohën e duhur që të përmirësoni efikasitetin e tij në organizëm.

Ujë pas zgjimit – Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni.Në këtë mënyrë të gjithë organet e brendshme do të aktivizohen. Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit të rradhës.

Ujë para një vakti – Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon me tretjen.Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për të ngrënë ose sapo keni ngrënë.

Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse.Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të përthithë të gjithë ushqyesit.

Ujë përpara se të bëni dush. – Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni tensionin e gjakut.

Ujë përpara se të flini – Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës.

Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do të ndihmoni organizmin të jetë në formë.

Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.

7:00 – Gota e parë

Pini gotën e parë sapo të zgjoheni që ta hidratoni organizmin pas gjumit.

Gjysëm ore më vonë mund të hani mëngjes.

9:00 – Gota e dytë

Një orë pas mëngjesit mund të pini gotën e dytë dhe të vijoni punën si zakonisht.

11:30 – Gota e tretë

Pini një gotë ujë 30 minuta përpara se të hani drekë.

13:30 – Gota e katërt

Pini një gotë me ujë një orë pas drekës që të ndihmoni trupin të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.

15:00 – Gota e pestë

Gjatë pushimit konsumoni një lëng frutash ose pije pa ëmbëlsues shtesë që të freskoni trurin.

17:00 – Gota e gjashtë

Kjo gotë me ujë do ju mbajë të ngopur dhe do të parandalojë ngrënien e tepërt gjatë darkës.

20:00 – Gota e shtatë

Pini një gotë me ujë pas darke dhe para se të bëni banjë.

22:00 – Gota e tetë

Pini një gotë të fundit me ujë një orë përpara se të flini.

Në këtë mënyrë do të ndihmoni rigjenerimin e qelizave gjatë gjumit.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, e enjte, 5 korrik 2018
Artikulli i rradhës Çfarë të bëni kur jeni me ankth

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.