Rreth 50 kilogramë ka humbur një nënë beqare, duke u rikthyer kështu në linjat e saj perfekte me një dietë shumë të thjeshtë.
Siobhan Thornton është shprehur se gjithçka ia dedikon çajit jeshil. Ajo ka treguar se konsumit normal të ushqimit ditor ajo thjesht i shtoi edhe 2 filxhanë çaj jeshil.
23-vjeçarja ka shtuar se shtoi shumë në peshë pas lindjes së vajzës së saj, nga 110 kg në 140 kilogramë.
Si pasojë ajo vendosi që të humbte peshë. Thornton filloi të kërkonte në internet dieta për t’ia arritur qëllimit të saj. E ajo tregon se pasi i shtoi rutinës së saj ditore minimumi 2 filxhana çaj jeshil filloi të shohë edhe ndryshimet në trupin e saj.