Pasi fëmija juaj ka lindur një nga gjërat që do të bëni tërë kohën është që të ndrroni një pelenë.
Rregullisht do të shihni që çdo kund ku ka një nënë me foshnje të vogël, kur vendosin rrobat për t’u tharë shumica prej tyre janë pelena.
Sigurohuni që foshnja po merr ushqim të mjaftueshëm dhe të mirë, pasi gjendja e pelenës brenda periudhës 24 orëshe mund të tregojë shumë gjëra, transmeton Gazeta Shneta
Nëse foshnja juaj ushqehet me gji, atëherë jashtëqitja mund të jetë më e butë, derisa me formulë mund të jetë më e fortë.
Bebet nuk kanë nevojë të mbajnë pastaj kapele brenda shtëpisë, për shkak se kanë një mekanizëm trupor që shumë mirë e rregullojnë temperaturën e trupit të tyre.
Pastaj, lani fëmijën tuaj dhe mbështilleni atë me një peshqir, duhet që uji i vaskës të jetë i ngrohtë mjaftueshëm derisa i ofroni shumë buzëqeshje dhe kujdes, derisa i vogli juaj të mësohet me ujin.
Po ashtu, shikoni mos ka ndonjë lagështi në pelenë apo në shtrat, kur vendosni ta shtrini për të fjetur, në mënyrë që t’i ofroni siguri dhe dashuri tërë kohën./Gazeta Shneta/


