Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të përballesh me simptomat fizike të ankthit

Jetë 29/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përjetimi i ndjenjave negative, stresit, mërzisë apo ankthit pa dyshim që janë prezente tek çdo njeri në pjesë të caktuara të ditës apo jetës.

Problemet e jetës së përditshme arrijnë të krijojnë luhatje dhe përmbysje të mëdha humori ndaj përjetimi i këtyre ndjenjave është i shpeshtë.

Zakonisht stresi apo ankthi largohet në kohë të shkurtra dhe njerëzit që e përjetojnë nuk i kushtojnë shumë rëndësi.

Ankthi konsiderohet si një nga armiqtë më të mëdhenj të shëndetit.

Nëse episodet janë të vazhdueshme dhe shumë të përsëritura, atëherë kjo mund të kthehet në një lloj varësie.

E për rrjedhojë në një problem të vërtetë për shpirtin, brendësinë emocionale, trurin dhe të gjithë organizmin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org flasim pikërisht për shenjat fizike dhe disa nga pasojat që ankthi shkakton.

Si të përballesh me simptomat fizike të ankthit

Përpara se të flasim për përballjen me simptomat fizike të ankthit është e udhës të identifikojmë ato më kryesoret dhe të kuptojmë si shfaqen.

Sistemi qendror nervor është përgjegjës për rregullimin e rrahjeve të zemrës, frymëmarrjen, urinimin dhe funksionet seksuale.

Pikërisht ky sistem të cilin ne nuk e kontrollojmë me vetëdije, i cili reagon fort kur njeriut i kanoset një rrezik fizik.

Në këto raste ky sistem aktivizon instrumentin reagues ‘Përballu Ose Ik” që supozohet të na mbrojë t’i largohemi një rreziku.

Kur njeriu është në ankth, ky instrument është i aktivizuar plotësisht dhe këtu shfaqen simptomat fizike të ankthit të cilat janë:

Dhimbjet e kokës

Marramendja

Vështirësia në frymëmarje

Të dridhurat

Dhimbje stomaku.

Koha në të cilën po jetojmë është vërtet sfiduese dhe e rëndë për shëndetin mendor të njerëzve dhe ankthi është vetëm një prej problemeve që po shfaqen më shpesh.

Sipas ekspertëve të Harvardit, ndërgjegjësimi për simptomat fizike të ankthit dhe dallimi i tyre nga probleme të tjera është hap përpara në përballjen me të.

Nëse vuani nga ankthi, hapi i parë është sigurisht qetësimi i trupit në një ambient ku ndiheni vetvetja dhe të qetë.

Hapi i dytë është shpërqendrimi, pra kalimi i vëmendjes jo tek problemi që ju shqetëson por tek një gjë tjetër, një libër, film, një pamje e re, një shëtitje, një bisedë me dikë tjetër, punë shtëpie, e gjithëcka që jua mban mendjen të zënë.

Kërko ndihmë

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë, qoftë edhe tek një psikolog.

Ju mund të bëni terapi nëpërmjet platformave të ndryshme të komunikimit dhe të flisni për atë që ju shqetëson e të zbuloni burimin e ankthit.

Komunikimi është i një rëndësie parësore në këto ditë të vështira.

Mos u dorëzo

Ka shumë njerëz që e teprojnë duke mos zbatuar rregullat bazë të higjenës, me mendimin e gabuar se “është e vështirë të mos prekin fytyrën.”

Njeriu është i aftë të ndryshojë dhe të përshtatet me çdo rregull në të mirën e tij.

Mos u dorëzo. Mëso të lash duart, frenohu nga prekja e fytyrës, investo tek kujdesi për veten dhe prano që disa gjëra të vogla varen edhe nga ty.

Duaje veten

Ankthi dhe frika janë armiqtë tanë që shpesh vijnë pa ftuar dhe na nxisin të jemi tepër kritikë ndaj vetes.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të qenë dashamirës me botën tonë të brendshme

Mos u mbyll në vetvete si pasojë e frikës dhe dhimbjes.

Mbaje ankthin nën kontroll dhe mos e lejo që ai të jetë pandemia e jetës.

Ji kurajoz/e. Gjëra të tmerrshme ndodhin gjithë kohës, por njeriu mund të ecë përpara falë dashurisë dhe shpresës, që sipas popullit, nuk vdes kurrë.

Artikulli paraprakPse gjysma e atyre që marrin barna për humbje peshe ndalojnë brenda një viti përdorimin e tyre
Artikulli i rradhës Fryrjet nën sy, sinjal që po plakeni dhe indet rreth syve po dobësohen

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.