Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të qëndroni energjik gjatë ditës

Jetë 14/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Puna ditore është një ndër sfidat më të mëdha për secilin për faktin se secili ndihet i lodhur nga rutina e përditshme. Shpesh ndodh të shohim disa njerëz në lëvizje në formë gjatë gjithë kohës, saqë na bëjnë të ndihemi disi xhelozë se si ia dalin të jenë kështu çdo ditë.

Më poshtë do të lexoni disa nga këshillat që ju ndihmojnë se si të rifitoni energjitë e ditës.

Konsumoni gjithmonë një mëngjes të plotë

Sasia e ushqimit që keni në organizëm asimilohet pas gjumit të natës, ndaj ju duhet të ushqeheni me kujdes në vaktin e parë të ditës. Përpiquni të përfshini në menynë e mëngjesit tuaj karbohidratet, proteinat dhe fibrat sepse janë të nevojshme. Një shembull do të ishte kosi pa yndyrë, frutat e pyllit dhe biskotat e thata.

Flini aq sa iu duhet

Gjumi është baza e energjisë fizike dhe mendore të njeriut. Nëse flini pak, atëherë do të pësoni humbje të energjisë dhe do të keni një ndjesi lodhjeje nga mëngjesi në darkë. Nga ana tjetër, duhet të bëni kujdes të mos e teproni me gjumin sepse ndikon negativisht në qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe të menduarit. Mundohuni që të pushoni 7-8 orë në natë, pa e kaluar nëntë orarshin.

Kryeni aktivitet fizik

A e keni vënë re se njerëzit që merren më sport janë gjithmonë energjikë? Kjo për shkak se aktiviteti fizik përmirëson forcën dhe rezistencën e trupit. Lum si ata! Që të bëheni edhe ju ashtu nuk do ndonjë mundim të madh, përvishni mëngët, çohuni dhe filloni të merreni me sport edhe ju! Efektet e dobishme nuk do të jenë të menjëhershme por në mënyrë graduale. Ju duhet që të tregoni qëndrueshmëri dhe të mos përdorni arsye apo shfajësime si lodhja për të shmangur seancat e stërvitjes.

Pini sa më shumë lëngje

Një nga shkaqet e mungesës së energjisë në organizëm është edhe hidratimi i pamjaftueshëm. Rezervat e pamjaftueshme të ujit në organizëm dobësojnë trupin dhe kthjelltësinë e mendjes. Mundohuni të pini lëngje në mënyrë të bollshme gjatë gjithë ditës, sidomos tani në stinën e verës që temperaturat janë të larta. Një ide është që të mbani gjithmonë ujë me vete në mënyrë që të pini në vazhdimësi të aktiviteteve tuaja.

Mbani parasysh të ruani energjinë tuaj përmes dietës ushqimore

Të ushqyerit në mënyrë jokorrekte është burim lodhjeje. Shmangni ushqimet e skuqura, pijet me gas, alkoolin dhe ushqimet fast food. Për të qenë në avantazh, mbani një dietë të ekuilibruar me fruta e perime, mish pa yndyrë, peshk, drithëra integrale të cilat ju sigurojnë sasinë e nevojshme ditore të proteinave, fibrave, karbohidrateve dhe yndyrnave të pangopura.

Artikulli paraprakKëto janë ditët më me fat për këtë javë për çdo shenjë
Artikulli i rradhës Nënat indiane nuk i dënojnë asnjëherë fëmijët, mëso taktikat e tyre

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.