Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndjekur një grup të moshuarish për të vlerësuar se si zakonet e jetesës ndikojnë në faktorë të rëndësishëm shëndetësorë si frakturat e kockave dhe vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare.
Kur filloi studimi, pjesëmarrësit ishin rreth 65 vjeç dhe janë ndjekur për një periudhë prej 20 vitesh, shkruan burimi Medical News Today.
Rezultatet treguan se kishte një lidhje mes zgjedhjeve më të kujdesshme ushqimore dhe një rreziku pak më të ulët për fraktura dhe vdekshmëri nga sëmundjet e zemrës, transmeton Gazeta Shneta.
Me kalimin e moshës, frakturat dhe problemet me zemrën bëhen shqetësime më të mëdha. Të moshuarit kanë shkallë të lartë vdekshmërie pas frakturave të ijeve, dhe shkaku kryesor i vdekjeve tek të rriturit mbi 65 vjeç është sëmundja e zemrës.
Duke pasur këtë në mendje, studiues nga Universiteti i Southampton-it në Mbretërinë e Bashkuar publikuan një artikull në revistën “Frontiers in Aging”, ku paraqesin gjetjet e tyre rreth lidhjes mes ushqyerjes dhe rrezikut për fraktura dhe vdekshmëri nga sëmundjet kardiake te të moshuarit.
Pas dy dekadash vëzhgimi të pjesëmarrësve, shkencëtarët zbuluan se ata që kishin bërë zgjedhje më të “arsyeshme” ushqimore – të pasura me fruta, perime, peshk dhe drithëra integrale – kishin më pak gjasa të përjetonin fraktura ose të vdisnin nga sëmundje të zemrës.
Ky studim nënvizon rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme jo vetëm për mirëqenien e përditshme, por edhe për jetëgjatësinë dhe parandalimin e sëmundjeve serioze në moshë të shtyer. /Gazeta Shneta/


