Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të shmangni fruthin, një nga viruset më ngjitëse në botë

Jetë 06/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fruthi po shkakton shqetësime te ekspertët e shëndetit publik pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në një shpërthim të virusit në SHBA, ku janë infektuar mbi 150 persona.

Rastet e këtij virusi të parandalueshëm po vazhdojnë të rriten në shtetin amerikan të Teksasit, por fruthi është raportuar gjithashtu këtë vit në nëntë shtete të tjera.

Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në vitin 2024 u raportuan gjithsej 16,510 raste të fruthit në 30 vende europiane. Nëntë persona humbën jetën në Rumani dhe një në Irlandë.

Ja çfarë duhet të dini për fruthin dhe si të mbroheni:

Çfarë është fruthi?

Fruthi është një sëmundje respiratore e shkaktuar nga një prej viruseve më ngjitëse në botë. Virusi përhapet në ajër dhe transmetohet lehtësisht kur një person i infektuar merr frymë, teshtin ose kollitet. Më së shumti prek fëmijët.

“Mesatarisht, një person i infektuar mund të infektojë rreth 15 persona të tjerë,” tha Scott Weaver, drejtor në Rrjetin Global të Viruseve.

Fruthi fillimisht infekton traktin respirator dhe më pas përhapet në të gjithë trupin, duke shkaktuar temperaturë të lartë, rrjedhje hundësh, kollë, sy të skuqur e të përlotur dhe skuqje të lëkurës. Skuqja shfaqet zakonisht pas 3-5 ditësh nga simptomat e para, duke filluar nga fytyra dhe duke u përhapur në qafë, trup, krahë, këmbë dhe shputa.

Gjatë skuqjes, temperatura mund të arrijë mbi 40°C, sipas CDC-së. Nuk ka një trajtim specifik për fruthin, ndaj mjekët zakonisht trajtojnë simptomat dhe parandalojnë ndërlikimet.

A mund të jetë fruthi fatal?

Zakonisht jo, por në disa raste po. Komplikimet më të zakonshme përfshijnë infeksionet e veshit dhe diarretë, por disa pacientë përfundojnë në spital. Gratë shtatzëna të pavaksinuara mund të lindin para kohe ose me foshnja me peshë të ulët.

Sipas CDC-së, një në 20 fëmijë me fruth zhvillon pneumoni, dhe një në 1,000 pëson encefalit (ënjtje të trurit), që mund të shkaktojë konvulsione, shurdhim ose aftësi të kufizuara intelektuale. Fruthi është fatal në më pak se 1% të rasteve, kryesisht tek fëmijët, ku shkaku kryesor i vdekjes është pneumonia dhe komplikimet e saj.

Si mund të parandaloni fruthin?

Mënyra më e mirë për të shmangur fruthin është marrja e vaksinës kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR). Doza e parë rekomandohet për fëmijët midis 12 dhe 15 muajsh, dhe doza e dytë midis 4 dhe 6 vjeç.

Në SHBA, shumica e shteteve janë nën pragun e vaksinimit prej 95% të fëmijëve të kopshtit – niveli i nevojshëm për të mbrojtur komunitetet nga shpërthimet e fruthit. Në Europë, normat e imunizimit mbeten të ulëta; në vitin 2024, 81.7% e rasteve të fruthit ishin tek njerëz të pavaksinuar, sipas ECDC-së.

A ju nevojitet një dozë përforcuese?

Profesionistët e kujdesit shëndetësor testohen ndonjëherë për antitrupa ndaj fruthit dhe marrin një dozë përforcuese nëse është e nevojshme, edhe nëse kanë marrë dy dozat standarde si fëmijë.

Personat në rrezik të lartë që janë vaksinuar vite më parë mund të marrin një përforcues nëse jetojnë në zona me shpërthime, si ata që bashkëjetojnë me të infektuar ose kanë sëmundje të tjera respiratore. /TiranaPost

 

 

Artikulli paraprakNjë indian vendos rekord botëror, në 5 minuta konsumon 250 gram qymyr druri të djegur
Artikulli i rradhës Uji i Kosovës në Maqedoninë e Veriut përplas qëndrimet e autoriteteve për cilësinë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.